LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vizita në Shqipëri/ Vuçiç bën deklaratën e rëndësishme

29 Janar 2019, 20:30, Aktualitet CNA
Vizita në Shqipëri/ Vuçiç bën deklaratën e

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka konfirmuar ardhjen e tij në Shqipëri. Arsyeja e vizitës së tij në vendin tonë do të jetë Samiti  Bro-Briunit, i cili do të zhvillohet në datat 7 dhe 8 Mars në Tiranë.

Presidenti serb e ka konfirmuar pjesëmarrjen gjatë një takimi me homologun e tij, Presidentin slloven Borut Pahor, ku ndër të tjera diskutuan edhe për rishikimin e territorit me Kosovën.

Sipas Vuçiç, për këtë gjë duhet të dëgjohen edhe interesat e shqiptarëve.

?E di se askush nuk dëshiron ta dëgjojë këtë fjali, por është thelbësore që të shohim edhe interesat e tjetrit dhe të bëjmë përpjekje të arrijmë kompromis,?- është shprehur Presidenti Vuçiç.

Ndërsa, për Presidentin slloven Borut Pahor, rëndësi ka impakti që kjo çështje do të krijojë në rajon.

?Ky është një proces që në radhë të parë duhet të jetë tolerant, i besueshëm dhe me zgjidhje paqësore e të mos sjellë probleme të tjera në rajon. Unë nuk do ta hidhja këtë si një zgjidhje, por do të isha shumë, shumë i kujdesshëm,?- tha presidenti Pahor./CNA.al

Lajmet e fundit nga