LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Të dhënat tronditëse/ Shqipëria më keq se Gambia

29 Janar 2019, 19:11, Aktualitet CNA
Të dhënat tronditëse/ Shqipëria më keq se Gambia

Gazetari ekonomik, Klodian Tomorri ka thënë sot se vendi ynë është duke përfunduar më keq se një vend i vogël në Afrikë që quhet Gambia

Në një postim në rrjetet sociale, Tomorri kujton ngjarjen e para dy viteve që ndodhi në këtë vend, ku presidenti i Gambias mori të gjithë buxhetin e shtetit dhe kërkoi strehim politik në Guine.

?Faqja e zezë

Është një vend i vogël në Afrikë që quhet Gambia. Para dy vjetësh presidenti i Gambias mori buxhetin e shtetit me vete dhe iku për tërë natën kërkoi strehim politik në Guine.

Kur u formua qeveria e re zbuloi se në arkën e shtetit nuk kishte me asnjë lek. Veç 50 milionë dollarëve nga thesari, Yahya, kështu e quanin presidentin, kishte marrë dhe një flotë me 10 bugatti, 12 Rolls Roysa dhe 6 Ferrari. ?-thotë ai.

Më tej, ky gazetar bën lidhjen e vendit tonë më Gambian e Afrikës, që te raporti i korrupsionit të TIA-s renditet dhjetë vende sipër nesh.

Do thoni ju ç?punë kemi ne me Gambian. Asnjë punë s?kemi, vetëm se tek raporti i korrupsionit te TIA-s ne renditemi 10 vende më keq se Gambia. Bëjini llogaritë vetë tani.?-shkruan Klodian Tomorri./CNA.al

Lajmet e fundit nga