LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sheshi padit AIDS-në/ Kundërpërgjigjet Sula

29 Janar 2019, 15:05, Aktualitet CNA
Sheshi padit AIDS-në/ Kundërpërgjigjet Sula

Drejtuesja e Autoritetit për Informim mbi Dokumentat e ish Sigurimit të Shtetit, Genta Mara Sula, ka thënë sot se verifikimet ndaj anëtarit të KLP-së, Bujar Sheshit janë të sakta dhe të bazuara në dokumente që vërtetojnë lidhjet e tij me Sigurimin e Shtetit.

Për ?Zërineamerikës? Sula shprehu keqardhjen që vendimi i Autoritetit u publikua nga burime të tjera në kundërshtim me ligjet e konfidencialitetit, ndërsa shtoi se që drejton ajo është i bindur në saktësinë e vendimit.

?Bëhet fjalë për një person, i cili nuk mund të jetë pjesë e institucioneve të drejtësisë së demokracisë për shkak të bashkëpunimit të tij me Sigurimin e Shtetit gjatë diktaturës. Por është e drejta e tij të ankohet në prokurori? ? u shpreh ajo.

Më tej, ajo tha se pretendimet e Sheshit se ky institucion është duke vepruar në bazë të prapamendimeve politike janë të pavërteta.

Sula theksoi se ky autoritet ka verifikuar deri tani mbi 1 mijë e 500 persona, vetëm 5 prej tyre janë ankuar dhe vetëm për njërin vendim është tërhequr pas.

Kujtojmë se Bujar Sheshi ka mohuar kategorikisht akuzat se ai ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit dhe theksoi se ka ngritur padi në Prokurori kundër Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit.

?Skenari nuk synon thjesht vetëm goditjen e personit tim si hakmarrje për çështjet që kam hetuar apo përfaqësuar si prokuror, apo për mendimet që kam shfaqur si anëtar i KLP-së për kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për Prokuror i Përgjithshëm, por mendoj se synohet goditja dhe vendosja nën trysni e të gjithë institucionit të KLP-së, pasi kemi ardhur në një moment përfundimtar të krijimit të SPAK-ut dhe përzgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm?-deklaroi ai.

Autoriteti për Informimin e Dokumenteve të ish Sigurimit të Shtetit ka gjetur prova, sipas të cilit, Sheshi ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, me pseudonimin Venusi.

Ligji pengon në mënyrë të panegociueshme të bëhen sot anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë ata persona që para 2 korrikut 1991 ish anëtarë të Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtorë apo as të favorizuar të Sigurimit të Shtetit./CNA.al

Lajmet e fundit nga