LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Probleme me pasurinë?/ KPK shtyn vendimin për Donika Prelën

29 Janar 2019, 07:33, Aktualitet CNA
Probleme me pasurinë?/ KPK shtyn vendimin për Donika Prelën

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të shtyjë dhënien e vendimit në lidhje me drejtuesen e komanduar të Prokurorisë për Krimet e Rënda, Donika Prela.

Në një njoftim për mediat të KPK-së, thuhet se ? për shkaqe të arsyeshme, seanca e shpalljes së vendimit për subjektin e rivlerësimit, Znj. Donika Prela, me detyrë drejtuese e Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, përcaktuar në datë 29.01.2019, ora 10:00, do të shtyhet për në datë 05.02.2019, ora 9:00.

Kjo seancë do të mbahet në të njëjtën sallë në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë!?.

Kujtojmë këtu se në seancën dëgjimore të Donika Prelës para KPK-së, disa ditë më parë Komisioni ka vërejtur një sërë shkeljesh lidhur me pasurinë, të sajën dhe të bashkëshortit, që në shumicen e herëve ishte paguar me para në dorë, dhe jo përmes llogarive bankare.

Karriera e saj është vënë në pikëpyetja nga vëzhguesi ndërkombëtar i ONM-së, Teo Jacobs e kritikoi Prelën për pagesën e taksave nga ana e bashkëshortit të saj.

ONM ?djeg? Donika Prelën/ Karriera e saj në pikëpyetje

Kryeprokurorja e skandaleve dhe sherreve/ Donika Prela në Vetting

Fakte të rënda/ Donika Prela e përfshirë në pastrim parash

07:23 Aktualitet

Vëllai i Kakusë…

Kakuja, siç e thërrsnim, është një grua e ditur, e zonja në ...

Lajmet e fundit nga