LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plas në PS/ Deputeti del kundër Ramës  

29 Janar 2019, 12:01, Aktualitet CNA
Plas në PS/ Deputeti del kundër Ramës  

Deputeti i PS-së, Spartak Braho, i cili abstenoi në seancën plenare ku u votua dekreti i presidentit Ilir Meta për shkarkimin e Ditmir Bushatit nga detyra e Ministrit të Jashtëm, pas dekretimit të Ramës për këtë detyrë, ka sqaruar qëndrimin e mbajtur.

Në një prononcim për A2 CNN, Braho tha se mazhoranca ka shkelur ligjin më votimin e dekretit të shkarkimit të Ditmir Bushatit.

?Ai dekret ishte antikushtetues, edhe për faktin që erdhi 3-4 ditë me vonesë. Ai dekret kishte rënë, për çfarë do të votoja? Juristi ndjek logjikën dhe unë abstenova. Me logjikën time, deputetët e tjerë kanë shkelur ligjin?, tha Braho.

I pyetur nëse e mbështet padinë e Kryeministrit Rama ndaj Presidentit Meta për shkelje të Kushtetutës me mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm, Braho shtoi: ?Duhet lexuar më parë padia, nuk mund të shprehem pa e lexuar atë padi?.

Lajmet e fundit nga