LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Opozita kallëzim penal për Arta Markun

29 Janar 2019, 17:30, Aktualitet CNA
Opozita kallëzim penal për Arta Markun

Partitë kryesore opozitare, PD dhe LSI kanë bërë kallëzim penal ndaj Kryeprokurores Arta Marku.

Ky kallëzim është bërë për çështjen e anëtarit të KLP-së, Bujar Sheshit, i cili akuzohet si ish pjesëtar i Sigurimit të Shtetit.

Arta Marku është kallëzuar për ?Shpërdorim detyre?, për emërimin jashtë rregullave të Bujar Sheshit.

Kallëzimi i dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës ditën e djeshme mban firmën e krerëve të grupeve parlamentare të PD e LSI, Edmond Spahos dhe Petrit Vasilit.

Sipas tyre, Marku kualifikoi Bujar Sheshin si kandidat për anëtar të KLP-së, pa pritur më parë përgjigjen e Autoritetit të hapjes së Dosjeve.

Në kallëzimin e bërë për Arta Markun, PD dhe LSI kërkojnë pezullimin nga detyra të Kryeprokurores./CNA.al

Lajmet e fundit nga