LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Krimi i organizuar/ Prokurori i Antimafias Italiane viziton Shqipërinë

29 Janar 2019, 09:44, Aktualitet CNA
Krimi i organizuar/ Prokurori i Antimafias Italiane viziton Shqipërinë

Prokurori Kombëtar i Antimafias në Itali, Federico Cafiero De Raho po zhvillon një vizitë në Shqipëri.

Në një konferencë të përbashkët për mediat me Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj kanë folur në lidhje me masat kundër krimit të organizuar, ku në fokus ishin ?Mjetet në luftën kundër krimit të organizuar: Masat parandaluese pasurore dhe masat brenda sistemit te burgjeve në eksperiencën italiane?, e cila mbahet në Tiranë.

Në fjalën e saj, ministrja Gjonaj theksoi se vizita e ekspertëve italiane të Antimafias në Shqipëri bëhet për të shkëmbyer përvojën e tyre, veçanërisht në zbatimin e sitemit ?41 bis?.

Gjithashtu ajo tha se vizita përkon me masat që kemi marrë për sigurinë e burgjeve dhe kundër terrorizmit si dhe me hyrjen në fuqi të ndryshimeve të ligjit për të dënuarit dhe regjimit të posaçëm të sigurisë së lartë, origjina e të cilit është modeli italian.

?Falenderoj prokurorin dhe delegacionin që e shoqëron për mbështetjen dhe gatishmërinë e tyre për të sjellë akperiencën italiane dhe për ta vënë në zbatim në mënyrën më efikase. Lufta kundër krimit të organizuar është prioritarë për qeverinë shqiptare.?-tha Gjonaj.

Më tej, Gjonaj foli edhe për Reformën në Drejtësi, për të cilën theksoi se po jep frytet e para.

?Reforma në Drejtësi është në rrugën e duhur dhe po jep frytet e para. Së shpejti do të ngrihet edhe SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit?-tha ndër të tjera ministrja Gjonaj./CNA.al

07:23 Aktualitet

Vëllai i Kakusë…

Kakuja, siç e thërrsnim, është një grua e ditur, e zonja në ...

Lajmet e fundit nga