LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Islamaj në KPA/ Shtyhet seanca

29 Janar 2019, 15:24, Aktualitet CNA
Islamaj në KPA/ Shtyhet seanca

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shtyrë dhënien e vendimit për rivlerësimin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Edmond Islamajt.

Në seancën e sotme, Islamaj ka paraqitur prova të reja dhe informacione të detajuara për hyrje-daljet e tij nga Shqipëria dhe për personat e lidhur me të.

Edmond Islamaj i kërkoi trupit gjykues të marrë në cilësinë e provës tri dokumente shkresore të lëshuara nga autoritetet shtetërore me kërkesë të tij.

Këto prova u pranuan nga trupi gjykues dhe u shtua se do të japin një vendim përfundimtar pasi të analizojë provat e reja.

Në këtë mënyrë trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore ditën e martë, më datë 12.02.2019, ora 09.00./CNA.al

Lajmet e fundit nga