Connect with Us

Horoskopi i ditës, 29 janar 2019

Aktualitet

Horoskopi i ditës, 29 janar 2019

Publikuar

-

Horoskopi i ditës, 30 Maj 2021

DASHI 21. mars – 20. prill

Dite shume e këndshme ka për te qene kjo e sotmja për ju te dashuruarit. Venusi, perëndesha e dashurisë do krijoje kushtet me te përshtatshme për te përjetuar emocione pafund. Beqaret nga ana tjetër do ndihmohen nga Dielli dhe do e realizojnë takimin me vendimtar. Për sa iu përket financave duhet t’i mbroni sa me shume sepse edhe gabimi me i vogël mund t’iu kushtoje.

DEMI 21. prill – 21. maj

Ka rrezik qe rutina te sjelle goxha probleme sot për juve qe jeni ne një lidhje. Nëse nuk bëni asnjë përpjekje për ta ndryshuar dijeni qe e nesërmja ka për te qene edhe me e vështirë. Për beqaret nuk ka për te qene asgjë e lehte, megjithatë nuk duhet te dorëzohen lehtësisht. Ne planin financiar nuk duhet te dorëzoheni pavarësisht pengesave te vështira qe do iu dalin.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Sot do jeni shume te te gatshëm për te hapur rruge e për t’u treguar me bujare ju te dashuruarit. Marrëdhënia ne çift do futet ne një etape shume me te bukur se me pare. Beqaret do joshin pafundësisht dhe gjithë mundi i tyre do te shpërblehet. Gjendja financiare do jete e kënaqshme dhe nuk do keni asnjë arsye për te qene te shqetësuar. Vazhdoni me te njëjtën sjellje.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Venusi do ju ndihmoje te ruani gjate gjithë kohës harmoninë ne çift sot. Do jeni shume te kujdesshëm dhe te matur me fjalët dhe nuk do e lëndoni atë qe keni ne krah. Beqaret do kenë një dite shume me te përmbushur dale miqve dhe personave te rinj qe do njohin. Jupiteri do ua mbroje sektorin financiar dhe gjendja do mbetet e mire. Nuk do jeni as shume dorëlëshuar.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Mos luani shume me zemrën e partnerit tuaj gjate kësaj dite sepse nesër ai do beje te njëjtën gjë me ju dhe do lëndoheni pafundësisht. Mundohuni te jeni sa me te hapur dhe te veproni me delikatese. Beqarët do kenë një takim elektrizues dhe zemra do filloje t’iu rrahe shume me fort nga me pare. Fale Saturnit, do dini ta menaxhoni me kujdes situatën dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me te duruar dhe te pranoni te hapni rruge ndonjëherë. Beqaret do ndihen aq mire ashtu si janë saqë nuk do duan te dalin fare nga frika se mos i joshe dikush dhe mund te ndryshojnë status. Sektori i financave do jete me i dobët se kurrë me pare. Nuk do mundeni dot te blini gjerat me jetike te ditës.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Dite plot ngjyra kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Pasioni gjithashtu do jete me i zjarrte dhe kënaqësitë me te mëdha. Beqaret do arrijnë te realizojnë takimet e menduara dhe do ndihen me entuziaste për te ardhmen. Ne planin financiar do mbizotërojë gjate gjithë kohës qëndrueshmëria. Do e dini mire sate shpenzoni qe te mos keni probleme.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Planetët do jene shume bujare me ju sot dhe do ju krijojnë një ambient shume te ngrohte ne çift. Gjithçka do ece si e keni dëshiruar. Beqaret do ndihen mire me statusin qe kane dhe do i refuzojnë te gjitha ftesat qe do iu bëhen. Ne lanin financiar nuk do jeni te kujdesshëm, por fatmirësisht qe do jete Jupiteri i cili do ua mbaje larg problemet e vështirësitë.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Ju qe jeni ne një lidhje do kujdeseni shume qe gjerat te ecin me se miri me partnerin tuaj. Do i përgatisni shpesh edhe surpriza atij qe keni ne krah. Beqaret do kenë një dite normale dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Nuk duhet kërkuar asgjë me ngulm. Gjendja e te ardhurave do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do i menaxhoni financat tuaja.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Mos u tregoni te paduruar me partnerin gjate gjithë kësaj dite sepse përndryshe mund te bëni gabime te pafalshme. Ai nga ana e tij po mundohet t’iu përgatisë surpriza te mëdha. Beqaret do fillojnë një lidhje pasionante e cila do i lere pa fryme. Gjendja e financave do lere shume për te dëshiruar. Nga ana tjetër do ju kërkohet te shlyeni dhe borxhet qe keni marre.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Dite e mbushur me bashkëpunim dhe mirënjohje kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni mjaft mire pranë atij qe dashuroni dhe do i shprehni pa fund ndjenjat. Beqaret me mire te mos hedhin hapa te nxituara, por nëse ju pëlqejnë personat qe kane njohur te vazhdojnë ende te njihen me ta. Te ardhurat do fillojnë te kenë disa përmirësime te vogla.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Dite e këndshme edhe pse jo me aq shume emocione sa dikur. Mjaftohuni me qetësinë dhe harmoninë qe do mbizotërojë. Beqaret do kenë flirtime pa fund dhe plot mundësi për aventura kalimtare. Shfrytëzojini nëse është ajo qe dëshironi. Ne planin financiar do merrni masa strikte dhe fale ndihmës edhe te disa te afërmve do arrini ta stabilizoni gjendjen.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha humbës dhe hakmarrës/ Si po vijon ta përdorë PD-në

Publikuar

-

Nga

Basha humbës dhe hakmarrës/ Si po vijon ta përdorë PD-në

Ditën e sotme, Partia Demokratike ka mbledhur Kryesinë, ku do të bëhet një analizë e zgjedhjeve të 25 prillit.

Procesi i analizës do të marrë një muaj kohë, ndërsa më 17 korrik do të zhvillohet Kuvendit Kombëtar i PD.

Pas përfundimit të garës së brendshme, ku Lulzim Basha mbajti sërish karrigen e kryetarit, Partia Demokratike tashmë do të bëjë një analizë, për përgjegjësit e humbjes së 25 prillit.

Në fakt, ajo që po bën sot Lulzim Basha, do të duhej të ishte bërë para zgjedhjeve për kryetarin. Por, si gjithmonë Lulzim Basha i bën gjërat kur do vetë dhe si do vetë.

Por, një detaj që u tregua qartë edhe ditën e sotme, është fakti se Lulzim Basha, përveçse humbës serial është edhe hakmarrës.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë, ndër të tjera është vendosur që në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, që pritet të mbahet në 17 korrik, të zgjidhet edhe Këshilli Kombëtar, që do të thotë edhe largimi i Kreut të Këshillit Kombëtar, Bujar Nishani.

Kujtojmë këtu se Bujar Nishani është një ndër zërat më kritik ndaj Lulzim Bashës, pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, 2021.

Pas humbjes së zgjedhjeve, Bujar Nishani drejtoi gishtin nga Lulzim Basha, për të cilin tha se duhet të japë dorëheqjen nga drejtimi i partisë.

Por, Lulzim Basha jo vetëm që nuk dha dorëheqjen, por shpalli një datë zgjedhjesh të nxituar dhe zhvilloi një proces zgjedhor, ku vetë garonte duke qënë në detyrën e kryetarit.

E gjitha gara për kreun e PD u zhvillua në kushte të pabarabarta, ndërsa nuk kanë munguar edhe parregullsi të shumta, të cilat janë raportuar edhe nga CNA.al, ( lexo këtu), por janë denoncuar edhe nga rivalët e tij, në garën për kreun e PD.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 25 korrik 2018

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 25 korrik 2018

Dhe pas një procesi farsë, Lulzim Basha, tashmë që mbajti sërish karrigen, mesa duket ka filluar ndëshkimet, duke e nisur kështu me ish-presidentin Bujar Nishani.

Pas shpallje së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve në PD, Lulzim Basha doli në një konferencë për mediat, ku ndër të tjera falenderoi edhe rivalërt e tij, dhe kërkoi që të bashkojnë energjitë.

Mirënjohja ime shkon edhe për tre kandidatët e tjerë, të cilët e bënë këtë garë të vërtetë , sfiduese dhe dinamike. Për secilin prej tyre kam një mesazh: Ne kemi mendime të ndryshme por parime të njëjta, prandaj jam i bindur se përtej diferencave, nga sot energjitë dhe përpjekjet tona do të shkojnë në drejtim të kundërshtarit të vetëm të Partisë Demokratike, dhe të shumicës dërmuese të shqiptarëve, regjimit Rama-Doshi,” deklaroi Basha.

Në fakt Basha, duket se të “qan” ditën e të “vret” natën, pasi ndëshkimi që po kërkon ti bëjë Bujar Nishani, i cili në garën për kreun e PD-së mbështeti kandidaten Edith Harxhi, tregon qartë edhe hipokrizinë dhe talljen e Lulzim Bashës, me demokratët.

Lulzim Basha e ka treguar, se Partinë Demokratike e përdor vetëm e vetëm për interesat e tij personale, dhe të familjes.

Partia Demokratike nuk është pronë e Lulzim Bashës, por ai vijon ta përdorë si të tillë./CNA.al

Jemin Gjana, “gjeniu” që zgjidh hallet e Lulzim Bashës

Të gjitha manipulimet e procesit zgjedhor nga Lulzim Basha

Procesi skandaloz zgjedhor në PD/ Nga zhdukja e anëtarëve në lista tek votimi në grup

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk mund të presim deri 2025”/ Zbardhen detajet, çfarë deklaroi Basha në mbledhjen e Kryesisë

Publikuar

-

Nga

“Nuk mund të presim deri 2025”/ Zbardhen detajet, çfarë deklaroi Basha në mbledhjen e Kryesisë

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD, ndër të tjera, Lulzim Basha është ndalur edhe tek zgjedhjet e 13 qershorit, të cilat sipas tij treguan vullnetin e demokratëve për të vazhduar betejën për ndryshim.

Basha ka theksuar se demokratët kanë kërkuar vazhdimin e betejës dhe ai paralajmëron se për këtë qëllim duhet përgatitje me të gjitha format e mjetet për këtë përballje.

Gjithashtu, Basha tha se shqiptarët e demokratët nuk mund të presin deri në 2025, prandaj një orë e më parë duhet rrëzuar regjimi.

“Është e domosdoshme që të gjithë ne, nga Kryesia te Këshilli kombëtar, të lexojmë qartë atë që ishte vullneti i demokratëve. Ata e dinë më mirë se ne se cfarë ka ndodhur në 25 prill, ata e dinë më mirë se ne se sa e vështirë është përballja me regjimin, ndaj cdo hap që do të bëjmë deri në përfundimin e analizës dhe mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, duhet të kemi parasysh që demokratët na kërkuan vazhdimin e betejës. Dhe për të arritur këtë, detyra jonë është të përgatitemi me të gjitha format dhe mjetet për këtë përballje. Një përballje që kërkon që Partia Demokratike të jetë e gatshme për ta kryer detyrën e saj ndaj regjimit një orë e më parë, sepse Shqipëria, shqiptarët dhe demokratët nuk mund të presin deri në 2025. – tha Basha.

LEXO TE PLOTE

Kronika

I dënuar për trafik droge/ Konfiskohen pasuritë e Moisi Habilajt

Publikuar

-

Nga

“Miqësi me djalin e një bosi droge”/ Mediat italiane zbardhin përgjimet, del emri i Moisi Habilajt

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsioni, ka konfiskuar 22 pasuritë e Moisi Habilajt dhe familjareve te tij.

Moisi Habilaj, i cili është konsideruar si koka e grupit të trafikut të drogës, u arratis nga vendi i vuajtjes së dënimit të arrestit të shtëpisë, në Itali, dhe tashmë është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Pasuritë e Moisi Habilajt dhe familjarëve të tij, qe rezultojnë të jenë konfiskuar disa apartamente, truall, njësi, ndërtesë, garazh, si dhe disa makina të llojit “Audi”, “Ford” e “Skoda”.

LEXO EDHE:   Horoskopi i ditës, 8 prill 2019
LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 25 korrik 2018

Kujtojmë këtu se disa ditë më parë, SPAK i kërkoi Gjykatës së Posaçme, konfiskimin e pasurive të Moisi dhe Florian Habilajt.

Pasuria e Habilajve llogaritet të jetë rreth 82.4 milionë lekë, dhe konsiston në disa pasuri të paluajtshme në Vlorë./ CNA.a

SPAK kërkon sekuestrimin e pasurive të Habilajve në Vlorë/ Zbulohet shifra

LEXO TE PLOTE