LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Dritë e kuqe" nga BE/ Shqipëria humb shansin e integrimit

29 Janar 2019, 13:03, Aktualitet CNA
"Dritë e kuqe" nga BE/ Shqipëria humb shansin e integrimit

?Transaprency International? në një njoftim të fundit raporton se vendi ynë ka shënuar rënie në luftën kundër korrupsionit këtë vit.

Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, ky raport është një dështim i kryeministrit Edi Rama që mbyll dyert e negociatave me BE-në.

?Dështimi tjetër i turpshëm i Kallam Dështakut!

Mbyllen dyert për hapjen e negociatave me BE!

Të dashur miq, njoftimi i fundit i ?Transparency International? i mbyll dyert Shqipërisë për hapjen e negociatave.

Lufta kundër korrupsionit është kusht themelor për hapjen e negociatave me BE.

Por në vend të progresit në plotësimin e këtij kushti, Shqipëria shënon këtë vit rënie të ndjeshme. Ajo, krahasuar me vitin e kaluar jo vetëm nuk ka përmirësim, por ka përkeqësim, zbret me tetë vende në listën e ?Transparency International?.?-shprehet ai.

Berisha thekson se vjedhjet me PPP-të, pronat, taksat e tatimet janë shkaqet që korrupsioni është kaq i lartë.

?Vjedhjet e mëdha me PPP, prona, dogana, taksa dhe tatime janë shkaqet e përkeqësimit, rritjes galopante të korrupsionit gjatë këtij viti.

Miq, me Ramën nuk ka integrim.?-shkruan ish-kryeministri./CNA.al

Lajmet e fundit nga