LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Drejtonte mjetin pa leje/ Qytetarët i bëjnë “gjëmen” të riut

29 Janar 2019, 08:10, Aktualitet CNA
Drejtonte mjetin pa leje/ Qytetarët i bëjnë

Një 24-vjeçar, i cili drejtonte mjetin pa leje drejtimi dhe kishte thyer urdhërin e gjykatës “Arrest shtëpie”, ka rënë në prangat e policisë, pasi është denoncuar nga qytetarët.

Njësia Operacionale e Sigurisë Rrugore pas sinjalizimit nga qytetarët, në aksin rrugor ?Kopshti Botanik – Rrethrrotullimi i TEG-ut? ka konstatuar një drejtues mjeti, i cili po qarkullonte në mënyrë jonormale dhe nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.

Shenjës së patrullës për të ndaluar, drejtuesi nuk i është bindur dhe patrulla është vënë në ndjekje të tij.  Në mes të ndjekjes drejtuesi e ka braktisur mjetin, por është kapur nga punonjësit e Njësisë Operacionale në tentativë për t’u larguar.

Drejtuesi i mjetit shtetasi D. Sh.,  rezultoi i papajisur me leje drejtimi, pa vendosur rripin e sigurimit, si dhe nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se për këtë drejtues mjeti, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kishte vendosur masën e sigurisë ?Arrest në shtëpi” për veprën penale të “Kanosjes me armë”.

07:23 Aktualitet

Vëllai i Kakusë…

Kakuja, siç e thërrsnim, është një grua e ditur, e zonja në ...

Lajmet e fundit nga