LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bixhoz me dashurinë/ Bavia kap Xhanvin duke varrosur Texhin, ja ç’do ndodhë sot

29 Janar 2019, 08:42, Aktualitet CNA
Bixhoz me dashurinë/ Bavia kap Xhanvin duke varrosur Texhin, ja

Zvetlana dhe Xhanvi arrijnë të shpëtojnë nga policët në pikën e kontrollit. Gori sheh pikturat e vjetra të Omit dhe i pëlqejnë. Om tregon momentet nga fëmijëria dhe historitë pas pikturave. Ai është i dëshpëruar që nuk mund të jetë më kreativ. Bavja shkon në varreza për të gjetur kufomën e shokut të Rudrës Xhonit. Ajo arrin të gjejë varësen që i duhet. Varësja ka brenda një çip. Zvetlana dhe Xhanvi e varrosin trupin e Texhit në të njëjtën varrezë. Bavja dëgjon zhurma dhe hedh dritë tek Xhanvi dhe Zvetlana. Ato fshihen. Bavja kontrollon nëse ka njeri dhe më pas largohet. Vëllezërit Oberoi flasin për Parin. Shivai u tregon vëllezërve dhe Anikës një foto të Parit që ja ka dërguar mamaja e saj. Ragni vjen dhe e prish momentin e ëmbël mes tyre. Om dhe Rudra i thonë Shivait ta zgjidhë çështjen me Anikën duke folur me të. Shivai nuk pranon dhe i kujtohet momenti kur Anika tha se Om është i jashtëligjshëm. Shivai thotë se nuk mund ta falë Anikën.

Om i tregon Shivait se Anika gënjeu dhe gaboi por kjo nuk do të thotë që ai ta nxjerrë nga jeta e tij. Om i kujton Shivait gjërat e këqija që i ka bërë Anikës dhe ajo gjithmonë e ka falur. Shivait i vjen inat edhe për faktin që Anika bleu shtëpinë për t?i ulur atij imazhin. Rudra i tregon që Anika e bëri gjithçka për të por Shivai nuk bindet. Om dhe Rudra vendosin të bëjnë një plan tjetër. Xhanvi ka frikë mos dikush i ka parë në varreza. Telefoni i saj ka rënë në varreza. Zvetlana nxiton për të gjetur telefonin. Rudra i thotë Anikës se Shivai e ka ftuar për darkë. Om bën të njëjtën gjë me Shivain. Zvetlana dhe Xhanvi shkojnë në varreza dhe gjejnë telefonin. Ato tronditen kur shohin se kufoma e Texhit është zhdukur. Anika dhe Shivai shkojnë në takim. Bavja dyshon tek Xhanvi. Rudra shqetësohet për Texhin pasi ai nuk ka telefonuar që dje.

07:23 Aktualitet

Vëllai i Kakusë…

Kakuja, siç e thërrsnim, është një grua e ditur, e zonja në ...

Lajmet e fundit nga