LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbërthehet Lindita Nikolla/ Tregon marrëdhënien e veçantë me Ramën

28 Janar 2019, 21:23, Aktualitet CNA
Zbërthehet Lindita Nikolla/ Tregon marrëdhënien e

Marrëdhënia e veçantë e ish-ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, me kryeministrin Edi Rama ka qenë gjithmonë temë diskutimi korridoreve dhe ambienteve publike.

Si Arsye të këtij raporti janë lakuar motive të ndryshme, ku më i spikaturi ka qenë ai i servilizmit të theksuar që ish ministrja manifestonte në prezencën e Edi Ramës.

Por mbrëmjen e sotme ka qenë vetë ish ministria Nikolla që e pyetur nga drejtuesi i emisionit ?A Show?, rreth kësaj marrëdhënie të veçantë është përgjigjur:

?Nëqoftëse marrëdhënia ime e veçantë me kryeministrin dhe me kryetarin e bashkisë ka qenë për shkak të punës, për shkak të performancës, angazhimit dhe këtij pasionit tim për të mos vrapuar, por për të ecur hap pas hapi, po ka qenë e veçantë?

Kanë qenë aq të veçanta sa që patjetër unë në çdo ditë të angazhimit tim, qoftë në pozicionin politik deri në Kryesinë e PS apo pozicione drejtuese në minibashki dhe ministri patjetër kam menduar në çdo moment t?ia shpërblej socialistëve, patjetër edhe kryetarit të partisë me përkushtim dhe rezultate?./CNA.al

Lajmet e fundit nga