LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e Mavri Mihalit/ Tensione në gjykatë

28 Janar 2019, 12:31, Aktualitet CNA
Vrasja e Mavri Mihalit/ Tensione në gjykatë

Seanca gjyqësore, e zhvilluar ditën e sotme për vrasjen e Mavri Mihalit, është shoqëruar me tensione midis prindërve të tij dhe avokatëve që mbrojnë katër të akuzuarit.

Avokatët e të akuzuarve kundërshtuan provat e sjella nga prindërit e viktimës, duke këmbëngulur se pamjet nuk tregojnë se klientët e tyre janë autorët e krimit.

Avokati që mbron dy vëllezërit Marsel dhe Gridens Alla ka kërkuar rishqyrtim të provave nga  ana e gjykatësit.

Avokati Agron Gurabardhi këmbëngul me bindje se klientët e tij janë të pafajshëm.

?Kam kërkuar që ata të ripyeten në sallën e gjyqit për ngjarjen. Unë ju kam kërkuar atyre që të dorëzohen dhe të japin dëshmitë e tyre pasi besoj tek pafajësia e tyre?,-tha ai për gazetarët.

Në seancën e radhës do të japin dëshmitë e tyre personat e thirrur nga gjykata.

Rikutojmë që i riu Marvi Mihali u godit me thikë, pasi u zu për një karikues, në korrikun e vitit të 2017 dhe ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra./CNA.al

Lajmet e fundit nga