LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkatërrohet banda shqiptaro-tuniziane në Itali/ 13 të arrestuar

28 Janar 2019, 08:28, Aktualitet CNA
Shkatërrohet banda shqiptaro-tuniziane në Itali/ 13 të arrestuar

13 persona, të cilët akuzohen si anëtare të një bande shqiptaro-tuniziane të trafikut të drogës, kanë rënë në prangat e policisë italiane.

Mediat italiane shkruajnë se operacioni është zhvilluar në orët e para të ditës së sotme mes Venezias dhe Padovas.

Në këtë operacion kanë marrë pjesë rreth 100 forca policore, të ndihmuar nga një helikopter, ndërsa hetimet kanë nisur në 2007 si pasojë e vdekjeve nga mbidoza e heroinës.

Mediat italiane ende nuk kanë publikuar emrat e shqiptarëve që janë arrestuar nga operacioni dhe sasinë e lëndëve narkotike që është sekuestruar.

Lajmet e fundit nga