LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Qeverisja e pastrimit të parave

28 Janar 2019, 09:06, Aktualitet CNA
Qeverisja e pastrimit të parave

Pastrimi i parave paraqet kërcënime kombëtare e ndërkombëtare të sigurisë përmes korrupsionit të zyrtarëve dhe sistemeve ligjore, minon ndërmarrjen e lirë duke e zhvendosur sektorin privat dhe kërcënon stabilitetin financiar dhe të sigurisë të Shqipërisë.
Megjithëse Shqipëria ka një qëndrueshmëri dhe unitet ndërfetar unik, grupet kriminale janë të prirura për përfitime të paligjshme financiare, mund të jenë lehtësisht pre e ofertave joshëse monetare të organizatave terroriste të cilat kërkojnë publicitet dhe veprimtari për kauzën e tyre.

Koha ka treguar se kriminelët janë shumë “krijues” në zhvillimin e metodave për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit. Ndryshe nga mashtrimi, pastrimi i parave buron nga një vepër penale pararendëse si zhvatje, korrupsion qeveritar, shpërdorim fondesh ose trafiqet e ndryshme. Si e tillë, shumica e pastrimit të parave kryhen nga organizatat kriminale.

Po ashtu si pastruesit e parave të lidhura me narkotikët, grupet terroriste gjithashtu përdorin kompanitë offshore që ofrojnë anonimitet, duke izoluar kështu pronarët përfitues nga zbatimi i ligjit pasi metodat e përdorura për të lëvizur para për të mbështetur aktivitetet terroriste, janë gati identike me ato që përdoren për lëvizjen dhe pastrimin e parave për qëllime të përgjithshme kriminale.

Në shumë raste, organizatat kriminale dhe terroriste punësojnë shërbimet e profesionistëve (duke përfshirë ekspertë finaciar dhe avokatë) për të ndihmuar në transferimin e fondeve të tyre.

Përveç sektorit financiar formal, trafikantët dhe terroristët përdorin metoda joformale për të lëvizur fondet e tyre si; kontrabanda e parave kesh apo metale të çmuara, zyrat e këmbimit të parave, bankat dhe organizatat “bamirese”Islamike që veprojnë brenda shteteve myslimane si ( në Afrikë, Azi, Lindjen e Mesme) të cilat nuk u nënshtrohen rregullave të kontrollit të pastrimit të parave ose terrorizmit financiar, pasi shpesh nuk ka mekanizëm kontrolli për të garantuar një përputhshmëri të tillë ose zbatimin e politikave të azhurnuara kundër pastrimit të parave.

Pastrimi i parave në Shqipëri sidomos vitet e fundit ka komprementuar integritetin e sistemit financiar dhe janë një kërcënim real e potencial për sigurinë e vendit. Shqipëria nën drejtimin e qeverisjes së PD (2005-2013), në drejtim të angazhimit të detyrimeve të organizmave ndërkombëtare, arriti të ketë suksese historike për Shqipërinë. Si pasoje e shume reformave u bë i mundur liberalizimi dhe lëvizja e lirë e qytetarëve shqipëtar në BE, antarësimi i Shqipërinë në vitin 2009 në strukturën më të të rëndësishme politiko-ushtarake në NATO, si dhe në vitin 2011 sipas raportit të vlerësimit nga Moneyval, shënoi progresin më të madh në luftën kundër krimit dhe pastrimit të parave, duke e hequr Shqipërinë nga lista e vendeve me risk të lartë për pastrim parash dhe financim terrorizmi.

Po cfarë ndodhi pas ardhjes së Rilindjes në pushtet?!

Bumi i parave të jashtëligjshme nga mbjellja, kanabizimi i vendit dhe trafiqet e drogave jo vetem te lehta por dhe te rënda arriti shifra marramendëse në vlera zyrtare të deklaruara nga organizmat ndërkombëtare në vlerën 5 miliardë Euro, ku institucionet shqiptare nga paaftësia dhe presioni politik, nuk e kanë parandaluar pastrimin e tyre, por po vazhdojnë çdo ditë me forma të jashtëligjshme, të bëjnë investime nëpërmjet PPP apo industrisë ndërtimore e tregut imobilar, në tregtimin e votës së lirë, vjedhjen e zgjedhjeve, etj?.

Kjo gjë është mjaft e lehtë për t?u indentifikuar, mjafton të shikohen ndërtimet pafund nga investitor anonim pavarësisht se tregu nuk ka nevojë, por pas ndërtimit të tyre paraja konvertohet nga kartmonedh në pronë e ?ligjshme?. Por kjo nuk mjaftoi me kaq, pasi ?lartmadhënitë pushtetarë?, arrijnë nëpërmjet ?hanëmëve? të krijojnë banka me burime të dyshimta financiare dhe pronësie si product Offshore dhe e licencuar në dhunim flagrant të të gjitha rregullave të Bankës, në mungesë të plotë të transparencës, me qëllim për të ndihmuar bashkëpuntorët në transaksione të ndryshme dhe strukturat e hetimit penal nuk kanë marrë asnjë iniciativë hetimore dhe vazhdojnë të heshtin për arsye të ?tallavasë së Vettingut?!!!.

Për këto arsye të lartpërmendura por dhe të tjera që spo i përmënd në këtë shkrim, në vitin 2017 Këshillin e Europës sipas rregullit 23 të Moneyval vendosi që Shqipëria të jetë në mbikqyrje intensive dhe ju kërkua të raportoj sërish në seancën e fundit plenare që Moneyval do të mbajë në vitin 2019.

Por, çdo të thotë mbikqyrje e thelluar? Sipas rregullave të Moneyval, zyrës së posaçme të KE që vlerëson çdo vend për masat kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, një shtet vendoset në mbikqyrje të thelluar, kur ka renditje negative në 8 ose më shumë elementë vlerësues në parandalimin e pastrimit të parave.

Gjithashtu, Departamenti Amerikan i Shtetit dhe CIA në vitin 2018, nënvizon se Shqipëria ka probleme me pastrimin e parave, si dhe kanale për kontrabandën e narkotikëve, armëve dhe emigrantëve në atë vend. Njëkohësisht dhe autoritetet policore Gjermane nëpërmjet tre autorëve të librit me titull: ?Partner kriminel në aleancën strategjike?, Arthur Hartmann, Trygve Ben Holland and Sarah Holland, nënvizojnë se terroristët janë të motivuar politikisht, ?kriminelët e zakonshëm? së pari kërkojnë paratë?, etj, pra këto janë fakte të rënda dhe alarmante për pastrimin e parave të pista në Shqipëri. Nuk janë të pakta dhe denoncimet e vazhdueshme të Opozitës, PD dhe aleateve të saj si dhe të disa mediave dhe gazetarëve të guximshëm në Shqipëri, si dhe shumë media të fuqishme perëndimore sidomos ato Amerikane dhe Britanike si psh “Judicial Watch” “The Independent” me artikullin e fundit ?Columbia of Europe?: How tiny Albania became the continet?s drug trafficking headquarters.

Korrupsioni dhe ryshfeti në Shqipëri vjen në forma të ndryshme, duke filluar nga aktivitetet që paguajnë ryshfet në shkallë të vogël, për të përfituar një avantazh ose përfitim për skemat në shkallë të gjerë që synojnë marrjen e paligjshme të kontratate publike fitimprurëse. Pastrimi i parave nga korrupsioni dhe ryshfeti është vlerësuar shumë i lartë, kryesisht për shkak të madhësisë së sektorit të prokurimit publik dhe mundësitë që kjo paraqet për të marrë në mënyrë të paligjshme kontrata me vlerë të lartë. Korrupsioni i individëve dhe infiltrimi i institucioneve private dhe publike është gjithashtu një shqetësim i dukshëm pasi përcakton kushtet për të nxitur pastrimin e parave dhe aktivitete të tjera kriminale. Rasti më i pastër i korrupsionit dhe pastrimit të parave, është rasti i Kompanisë DH Albania që ?fitoi? dy tendera me vlerë 30 milion Euro, duke fallsifikuar gjithë dokumentacionin dhe aktivitetin e saj finaciar dhe duke arritur të fallsifikojnë dhe nënshkrimin e Sekretarit të Shtetit Delawer/USA , ku qëllimi kryesor ishte transaksioni monetar në adresë të ?themeluesit? të kësaj kompanie në USA, por që pas tij fshihet pushtetari ?sypatrembur? i qeverisjes shqiptare.

Problemi që kemi në Shqipëri, është se nuk i kushtojmë mjaft vëmendje pastrimit dhe finacimit të paligjshëm të parave, kjo jo për arsye të mungesës së legjislacionit, por për mungesë të zbatimit të ligjit dhe arrogancës e gatishmërisë të agjensive të monitorimit dhe sigurimit financiar. Institucionet publike e private financiare shqiptare janë të përfshira duke u përdorur si një instrument për të mbajtur ose transferuar të ardhurat e grupeve kriminale. Kjo gjë ka bërë që përpunimi i të ardhurave kriminale për të fshehur origjinën e tyre të paligjshme dhe errësimi i burimit të parave të fituara në mënyrë të paligjshme ka krijuar pamjen që ajo ka origjinën nga një burim i ligjshëm.

Në përgjithësi, kuptimi i rreziqeve ndihmon për të siguruar që ajo të fokusohet në lehtësimin e duhur të rreziqeve me shqetësim më të madh. Shqipëria duhet të zhvilloj një strategji kundër pastrimit të parave / financimit të luftës kundër terrorizmit ku të bazohet në tre shtylla:

Ndërtimi i kapaciteteve strukturore të fokusuara në rritjen e aftësive për të mbrojtur sistemet financiare nga abuzimet, kriminelët dhe financuesit e terrorizmit.

Përdorimi i teknikave dhe operacioneve të inteligjencës që synojnë identifikimin e kriminelëve duke përfshirë hetime, ndjekje penale, si dhe përshirjen në këto operacione dhe të strukturave diplomatike si dhe rritjen e bashkëpunimin ndërmjet hetuesve financiarë dhe prokurorëve.

Bllokimin e pasurisë, transaksionet financiare dhe pronësitë e grupeve kriminale e terroriste dhe mbështetësve të tyre. Sipas Rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1333 dhe 1373 të gjitha shtetet anëtare kanë detyrimin për të identifikuar dhe sekuestruar pasuritë kriminale e terroriste.

Zbatimi me përpikmëri i standardeve ndërkombëtare të vendosura nga Komiteti i Bazelit për Mbikëqyrjen Bankare dhe nga Task Forca e Veprimit Financiar (FATF).

Drejtoria e Pastrimit të Parave duhet të mbledh informacion dhe të përshkruaj trendet në mënyrë që të jetë në gjendje të përshtasë rekomandimet për të adresuar në mënyrë specifike rreziqet e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, gjithashtu informon publikun në përgjithësi duke publikuar raporte vjetore tipologjike në faqen e saj.

Autoritetet shqiptare duhet të marrin në konsiderat për të integruar me sukses në operacionet speciale kundër pastrimit të parave, arrestimin e strukturave kriminale dhe financuesit e terrorizmit; hetuesit financiarë e tatimor, punonjësit e bankës qendrore dhe prokurorët, strukturat e inteligjencës (SHISH dhe ajo ushtarake) si dhe strukturat e Forcave Speciale.

Nga Dritan Demiraj, Ph. D
Everest Haxhi

Michigan, USA.

Lajmet e fundit nga