LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD akuza të rënda Fondit të Sigurimeve Shëndetësore

28 Janar 2019, 17:25, Aktualitet CNA
PD akuza të rënda Fondit të Sigurimeve Shëndetësore

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar ndaj bllokimit të sistem dixhital të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Në një postim në rrjetet sociale, Shehu shkruan se kjo gjë krijon një çrregullim të madh te pacientët.

?A lidhet bllokimi i sotëm i sistemit dixhital të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore me një kolaps të tij financiar?!

Sot është ndaluar çdo veprim me recetat e rimbursuara, për shkak të bllokimit të sistemit të tij dixhital.

Pra asnjë qytetar nuk mund të marrë medikamente të rimbursuara nga Fondi, i cili kështu nuk paguan.

Kjo gjë i krijon një çrregullim të madh pacientëve edhe për faktin sepse ata që janë në ditën e shtatë të marrjes së recetës, nesër duhet të drejtohen përsëri te mjeku i familjes.?-thotë ai.

Më tej, deputeti demokrat thekson se ky fond nuk ka shlyer akoma borxhet që u ka farmacive duke krijuar një defiçit shumë të lartë.

?Po kështu ky Fond nuk ka shlyer akoma borxhet e prapambetura të vitit të kaluar te një pjesë e madhe e farmacive.

Sipas informacioneve që kemi, defiçiti financiar i Fondit ndërkaq ka arritur në rreth 30 M $.

Më 2005 Qeveria Berisha e gjeti atë Fond në defiçit 10M $, shumë të cilën e injektoi menjëherë nga buxheti.

Sot situata është shumë herë më e rëndë.?-vijon Shehu.

Ai thekson se personi që e zhyti në kolaps këtë fond ish drejtoresha Anila Denaj tashmë është bërë ministre e Financave.

?Normalisht secili do të mendonte se bllokimi i pagesave nga Fondi, si po ndodh sot, lidhet me një kolaps të pritshëm të tij!

Ndërkaq nuk jepet asnjë sqarim, veçse ish drejtoresha e Fondit bëhet Ministre e Financave!!?-shkruan Tritan Shehu./CNA.al

Lajmet e fundit nga