Connect with Us

Paloka thirrje për protesta/ Koha e Ramës ka mbaruar

Aktualitet

Paloka thirrje për protesta/ Koha e Ramës ka mbaruar

Publikuar

-

Nenkryetari i PD, Edi Paloka

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka është shprehur se 16 shkurti do të jetë dita kur shqiptarët e bashkuar do ti tregojnë Edi Ramës se koha e tij ka mbaruar.

Në 28 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike të Vlorës, numri dy i kësaj force politike, Edi Paloka bëri thirrje për t’iu bashkuar masivisht protestës së thirrur nga opozita.

“E gjithë Shqipëria do të jetë në shesh në Tiranë për ti treguar këtij kryeministri arrogant se koha e tij ka mbaruar.”-tha Paloka.

Më tej, ai theksoi se 16 shkurti do të shënojë nisjen e stinës së fundit për qeverinë e socialistëve, ndërsa nesër demokratët thonë se do ti japin vendit qeverisjen më të mirë që ka patur, pasi ata kanë kanë nxjerrë mësime.

LEXO EDHE:  Berisha thirrje Parlamentit, Nishanit dhe Prokurorisë/ Çojeni Ramën në psikiatri!

Jemi si nata me ditën me këta që qeverisin sot dhe absolutisht nesër do tu japim shqiptarëve qeverinë më të mirë që kanë pasur deri më sot.”-tha ndër të tjera Edi Paloka.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Klodiana Lala plas deklaratën e fortë/ “Policia fsheh trafikantët e drogës”

Publikuar

-

Nga

Gazetarja Klodiana Lala foli lidhur me drogën e kapur në portin e Durrësit ku ngarkesa ishte porositur nga Selim Çeka.

Lala hodhi akuza ndaj Policisë së Shtetit se fsheh trafikantët e drogës dhe shtoi se ka zyrtarë të inkriminuar.

Ajo tha se Çeka, një ish-mësues në pension në mënyrë të vazhdueshme ka mohuar lidhjen me ngarkesën e drogës dhe ka kërkuar nga policia që konteineri të shoqërohej deri në destinacionin final.

“Policia e shtetit fsheh trafikantët e vërtetë. Edhe në drogën me oriz ju kanë ikur trafikantët përpara syve. Brenda radhëve të policisë ka zyrtarë të dyshuar. Selim Çeka ka inisituar përgjatë 4 orëve që ishte i gatshëm ta shoqëronte policinë për destinacionin final. Prokuroria nuk ka për t’i zbuluar kurrë trafikantët e vërtetë”,“tha Lala.

Sipas saj, ngarkesa e kapur prej 140 kg është e lidhur me politikën. Lala u shpreh në emisionin “Opinion se duke i ndërprerë operacionet në port shpëton peshqit e mëdhenj të kokainës.

LEXO EDHE:  “I riu u dhunua brenda komisariatit”/ Policia e Bulqizës sqaron ngjarjen e denoncuar nga PD

LEXO EDHE:  Demokratët kundër bashkëpunimit me LSI/ Zbardhen kërkesat për Bashën

Në rastin e 140 kg i them policisë ta nisi hetimin nga Kombinati për të parë lidhjet me politikën, për të parë lidhjet me Ekuadorin. Për të parë sa djem nga Shqipëria ka sot në Ekuador dhe më pas, duhet të bëhet diferenca. Duke i ndërprerë operacionet në port po shpëtohen peshqit e mëdhenj të kokainës”, u shpreh Lala./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Votimi i emigrantëve/ Topalli: Miratimi i Kodit Zgjedhor u vonua me qëllim

Publikuar

-

Nga

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli, ka komentuar në lidhje me fletën e votimit që do të përdoret në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Sipas saj, kodi zgjedhor u vonua për të bërë të pamundur votimin e emigrantëve.

Më tej, ajo shprehet se vendi ka nevojë për ndryshim dhe ndryshimi nuk është as Edi Rama, as Lulzim Basha me Monika Kryemadhin dhe as Ilir Meta.

“Nuk di të them se cili variant është më mirë sepse është i paprovuar më parë. Mund të bëhej me numër apo siç bëhet në Danimarkë të vendos një fletë tjetër që të dihet kush emër korrespondon me numrin. Mund të ishte organizuar më mirë. Kodi zgjedhor ka vonuar shumë saqë bën të pamundur votimin e emigrantëve. Ka konsensus ndërmjet tyre sepse në të kundër do kishte përplasje.

Vendi ka nevojë për ndryshim dhe ndryshimi nuk janë Lulzim Basha apo Monika Kryemadhi apo Edi Rama apo Ilir Meta. Nëse nuk marr asnjë mandat do të tërhiqem nga jeta politike.”, u shpreh Topalli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rakipllari sulmon Frrok Çupin/ “Lëtyrë, shpifës ordiner”

Publikuar

-

Nga

Debati në emisionin “Open” mes gazetarit Robert Rakipllari dhe Frrok Çupit ka degjeneruar në sulme dhe fyerje personale mes tyre.

Ishte Çupi i nxiti debatin pasi Rakipllari citoi diçka gabim nga fjala e tij më herët në emisionin “Open”.

Më tej Rakipllari e quajti Çupin spiun sigurimi dhe lëtyrë, shpifës ordiner. Ky i fundit e quajti kolegun budalla dhe e paralajmëroi se do ta çonte në gjyq, për akuza të pavërteta.

Debati:

Rakipllari: Atëherë Çupi tha se Presidenti është pa pushtet…

Çupi: Jo nuk e thashë këtë, pse më vë në gojë gjëra që nuk i thashë.

Rakipllari: Po mirë

Çupi: Jo s’ka mirë, edhe njëherë po ta them mos vë në gojën tënde gjëra që unë s’i thashë kaq po të them.

Rakipllari: O Frrok mos bëj si i fortë.

Çupi: Unë s’po bëj si i fortë mos më thuaj mua gjëra të paqëna.

Rakipllari: Ore pse bërtet, pse do ta marrësh personale, unë s’di të kem gjëra personale me ty. Çfarë ke?

Çupi: Të jetë hera e fundit më dëgjove? (Bërtet)

Rakipllari: Unë nuk kam ardhur për debat me ty këtu, nuk bëj debat me një ish-spiun të Sigurimit të Shtetit.

Çupi: Unë spiun?

Rakipllari: Po ke qenë spiun, a ke qenë?

Çupi: Do shkojmë në gjyq me këtë që the.

Rakipllari: Kur të duash ti.

Çupi: Do ta paguash shumë shtrenjtë. Më citon keq.

Rakipllari: Nuk kam ardhur të bëj debat me ty. Kujdes dhe referoju mirë gjërave. Unë të dëgjova dhe të respektova deri në fund.

LEXO EDHE:  Rama ne Belsh ironizon fushaten e kundershtarit: Jane bere si Sudja

LEXO EDHE:  Berisha thirrje Parlamentit, Nishanit dhe Prokurorisë/ Çojeni Ramën në psikiatri!

Frrok Çupi: Pse ku ishte respekti?

Rakipllari: Kujdes me zhargonin! Kaq po them se nuk kam ardhur që të bëj debat me ty. Merre dhe ktheje se çfarë the. The për Metën që ky njeri kërkon pushtet. Ti nuk je jurist fare. Ke qenë, nuk je më tani. Presidenti shkon ku t’i dojë qejfi.

Çupi: S’ka punë me zgjedhjet ai.

Rakipllari: Si nuk ka punë me zgjedhjet ai? Mund të shkojë ku të dojë në çdo vend të Shqipërisë.

Çupi: Presidenti nuk mund që të rrahë policë dhe të mos shkojë i dehur nëpër studio. Nuk ka kompetencë more djalë. Ehuuuu me kë flas edhe unë. Presidenti nuk bën thirrje.

Rakipllari: Po lexoje more lexo! Ti ke qenë spiun i sigurimit të shteti dhe nuk po them gjë. Je një shpifës ordiner. Spiun! Ti ke qenë dhe mbaje. Unë nuk bëj debat me një lëtyrë si ty.

Çupi: Ti je i lumtur budalla i dashur.

Rakipllari: Do të vazhdoj me arsenalin.

Çupi: Do të të them ça lexoj për ty.

Rakipllari: Se ça thonë për një lëtyrë si ty. Eni nëse me kë thirrur që të… Nuk vazhdoj dot më, më ke sjellë njërin që të më thotë gjëra personale.

Çupi: Çfarë të thashë unë gjëra personale?/hashtag

LEXO TE PLOTE