LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbyllja e koncesioneve me PPP/ Basha jep alarmin

28 Janar 2019, 14:35, Aktualitet CNA
Mbyllja e koncesioneve me PPP/ Basha jep alarmin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me të rinjtë e FRPD-s në Kavajë.

Nga qyteti i Kavajës, Basha ka thënë se  qytetarët shqiptarë duhet të ngrihen kundër kësaj qeverie, që sipas tij vetëm vjedh.

?Shqiptarët paguajnë taksat më të larta, energjinë me çmimin më të lartë në Europë, megjithatë këto taksa nuk shkojnë për të lehtësuar kushtet e për të mundësuar një shërbim cilësor.?-tha ai.

Më tej, kryedemokrati shtoi se deklaratat për heqjen e të gjitha koncesioneve me PPP-ve deri në korrik janë bërë, pasi sipas tij deri në korrik arka e shtetit nuk do të ketë me asnjë para.

?Këto taksa vidhen e shpërdorohen për PPP-të e famshme. Tashmë po na premton se në korrik nuk do të ketë më PPP, normal se deri në korrik arka  shtetit nuk do të ketë më para.?-deklaroi ai.

Kreu i PD-së bëri thirrje që të gjithë të ngrihen kundër shtetit që punon vetëm për të vjedhur

?Jeni gati të ngriheni kundër një shteti që nuk punon e bën ligje, por që vjedh qytetarët. Po ngrihemi kundër një shteti që grabit e shkatërron.?-shtoi Lulzim Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga