LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lojërat e fatit në Shqipëri/ Procedohen penalisht dy persona

28 Janar 2019, 15:28, Aktualitet CNA
Lojërat e fatit në Shqipëri/ Procedohen penalisht dy persona

Që nga data 1 Janar me vendim të qeverisë të gjitha lojërat e fatit që operonin në Shqipëri u mbyllën. Por disa eksponentë të veçantë vazhdojnë ta kryejnë në mënyrë ilegale këtë lloj biznesi.

Policia e Shtetit në një njoftim për mediat ka bërë me dije arrestimin e dy personave që zhvillonin këtë aktivitet të paligjshëm fshehurazi.

Sipas policisë u proçedua penalisht shtetasi me inicialet B.C 62 vjeç banues në Tiranë  dhe shtetasi E.K 29 vjeç banues në qytetin e Tropojës.

Të dy shtetasit e mësipërm u zbuluan pas një kontrolli të ndërmarrë nga Policia për zhdukjen e aktivitetit të lojërave të fatit në Shqipëri.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Policia e Shtetit vijon kontrollet në të gjithë vendin për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 2 raste, një në Tiranë dhe një në Kukës.

2 shtetas janë proceduar penalisht për veprën penale ?Organizimi i lotarive të palejuara? si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy tavolina pokeri, dy valixhe me çipsa, një monitor për lojëra fati dhe tre njësi kompjuterike të cilat përdoreshin për organizimin e lotarive të palejuara.

Në Tiranë u procedua penalisht, shtetasi B. C., 62 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën ?Nikolla Tupe?, në ambientet e lokalit të tij iu gjetën dy tavolina pokeri dhe dy valixhe me çipsa.

Në qarkun Kukës, u procedua penalisht shtetasi E. K., 29 vjeç, pasi në qytetin e Tropojës, në lokalin e tij iu gjetën tre njësi kompjuterike dhe një monitor, të cilat shërbenin për organizimin e lojërave të fatit.

Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë vendin deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor.

Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112, në aplikacionin ?Komisariati Dixhital?, ose përmes rrjeteve sociale në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit çdo rast të paligjshmërisë./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga