LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kursen qeranë dhe jeton prej 22 vjetësh në një kështjellë rëre, njihuni me Marcion

28 Janar 2019, 09:16, Lifestyle CNA
Kursen qeranë dhe jeton prej 22 vjetësh në një

22 vitet e fundit, Marcio Mizael Matolias i Brazilit, ka kurser paratë e qerasë apo të faturave, edhe pse jeton në një ndër lagjet më të njohura të Rio de Janeiros. Si? Thjesht duke jetuar në një kështjellë rëre që e ka ndërtuar vetë.

44 vjeçari, që njihet si ?mbreti Marcio? jeton në një kështjellë rëre në plazhin e Barra da Tijuca. Madje ka ndërtuar dhe një fron jashtë kështjellës dhe mban një kurorë plastike. Tre pasionet e tij më të mëdha janë golfi, peshkimi dhe leximi i  librave.

Në mënyrë që kështjella mos të shkatërrohet, ai duhet të rregullojë çdo ditë sasinë e ujit dhe të rërës.

?Jam rritur në gjirin e Guanabaras, gjithnjë kam jetuar në plazh. Njerëzit paguajnë qera të jashtëzakonshme për të jetuar buzë detit, unë nuk paguaj fatura dhe këtu kam një jetë të mirë.?- është shprehur ai.

E vetmja anë negative që Marcio tregon është se rëra thith të gjithë nxehtësinë dhe ndonjëherë gjatë natës bëhet e pamundur për të fjetur.

 

Lajmet e fundit nga