LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryemadhi bën viktimën/ LSI  parti e persekutuar

28 Janar 2019, 19:53, Aktualitet CNA
Kryemadhi bën viktimën/ LSI  parti e persekutuar

Kryetarja  e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka bërë mbrëmjen e sotme rolin e viktimës,kur ka thënë se LSI-ja është një parti e persekutuar.

Nga studio e emisionit ?5 pyetje nga Babaramo?, ajo ka deklaruar se forca politike që ajo drejton është paragjykuar, pasi ka qenë në koalicion me Partinë Socialiste.

Më tej, Kryemadhi ka shtuar se sapo partia e saj e kuptoi lojën e pistë të  kryeministrit Edi Rama ajo u largua  nga grupim me të.

?Lëvizja Socialiste është paragjykuar pasi ka qenë në koalicion me Partinë Socialiste. Por e vërteta qëndron që sapo ne e kuptuam lojën e Ramës ne u spostuam dhe u larguam nga koalicioni me të. Në fakt Lëvizja Socialiste për Integrim është një parti e cila gjithmonë ka pasur në bazë të saj të rinjtë,?-deklaroi kryetarja e LSI-së./CNA.al

Lajmet e fundit nga