LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kjo është arsyeja pse Meghan Markle nuk do të bëjë një baby shower

28 Janar 2019, 22:37, Aktualitet CNA
Kjo është arsyeja pse Meghan Markle nuk do të bëjë

Ndonjëherë arsyet etike shkojnë përkundrejt traditës. Po e nisim kështu pasi tanimë të gjithë e dinë që bërja e një feste para se bebi të vijë në jetë është një traditë edhe në vendin tonë.

Në pritje të ëmbël është edhe Dukesha Meghan Markle e cila sipas ?Vanity Fair?, raportohet të ketë thënë se nuk do të bëjë një baby shower.

Kjo, jo për shkak se Meghan-it nuk i pëlqen të bëjë një festë për ardhjen në jetë të frutit të saj të dashurisë me princin Harry. Jo, arsyeja shkon përtej kësaj.

Duke qenë anëtarë të familjes mbretërore, do të vijnë dhurata shumë të shtrenjta për bebin akoma të palindur dhe e gjitha kjo Meghan-it i duket e papërshtatshme.

Duka dhe Dukesha kanë vendosur të presin deri derisa të vijë momenti i lindjes për të zbuluar gjininë e bebit, prandaj në dhomën e gjumit nuk ka as blu, as rozë, por vetëm ngjyra neutrale.

Një burim për ?Vanity Fair?, thotë se diçka është e sigurtë: ?Dhoma do të jetë me shumë paisje, pasi babi Harry ka një pasion të madh për teknologjinë?.

Lajmet e fundit nga