LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kërkohet shkarkimi i ministrit/ Studentët kosovarë në grevë pa afat

28 Janar 2019, 19:09, Aktualitet CNA
Kërkohet shkarkimi i ministrit/ Studentët kosovarë në

Nga dita e nesërme, universitetet publike të Kosovës do të fillojnë grevë të përgjithshme deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Sipas mediave kosovare ky vendim është marrë mbrëmjen e sotme, pas një mbledhjeje të bërë nga rektorët e këtyre universiteteve.

Sipas zëvendëskryesuesit të kësaj konference, Fadil Millaku, vendimi ka ardhur pas vendimeve të fundit të marra nga  Agjencia kosovare për Akreditim.

?Kërkojmë nga organet kompetente shkarkimin e ministrit të Arsimit, Shyqyri Bytyqi dhe të shfuqizohet vendimi i AKA-së,?- është shprehur Millaku. Sipas të cilit nëse kjo gjë nuk ndodh do të ndërpriten të gjitha kontaktet me ministrin Bytyqi.

?Veprime urgjente në mbrojtjen e sistemit të Arsimit të Lartë publik nga degradimi,?- është titulluar letra e dërguar nga konferenca e rektorëve të universiteteve publike adresuar presidentit Hashim Thaçi, kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli si dhe kryeministrit Ramush Haradinaj. /CNA.al

Lajmet e fundit nga