Connect with Us

I riu u gjet i vdekur në kanal/ Ndalohet shoferi që e aksidentoi

Aktualitet

I riu u gjet i vdekur në kanal/ Ndalohet shoferi që e aksidentoi

Publikuar

-

Policia e Fierit ka ndaluar drejtuesin e mjetit, i cili dyshohet se aksidentoi me makinë të riun, që u gjet i vdekur në kanalin buzë rrugës.

Mësohet se i ndaluari është shtetasi A.B, 24 vjeç, banues në Pojan.

“Pas një pune hetimore intensive nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor dhe Specialistët për Hetimin e Krimeve, u bë i mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit A.B, 24 vjeç, banues në Pojan. Shtetasi A.B, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen” në aksin rrugor Fier-Dërmënas, dyshohet se ka aksidentuar shtetasin A.Xh dhe më pas është larguar nga vendngjarja”- njofton policia.

LEXO EDHE:  Xhafaj flet për herë të parë si ministër/Ndëshkim për të gjithë ata që ...!

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

SMS-të “vrasëse” të Veliajt/ Ylli Ndroqi shkarkoi Beti Njumën

Publikuar

-

Nga

SMS-të “vrasëse” të Veliajt/ Ylli Ndroqi shkarkoi Beti Njumën

Dje në mbrëmje presidenti i Ora News, Ylli Ndroqi i njohur si trafikant i drogës, Xhemail Pasmaçiu ka publikuar disa mesazhe të cilat janë pjesë e një komunkimi të gjatë me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Në mesazhet e publikuara, Veliaj i kërkonte llogari Ndroqit për qendrimet e drejtoreshës së atëhershme të Informacionit, Beti Njuma, kundër bashkisë së Tiranës dhe vetë kryebashkiakut. Në të ashtuquajturin denoncim, nga ana e Ndroqit për mesazhet shantazhuese të Veliajt, tregohet qartë ndërhyrja e pushtetarëve në media.

Mirëpo, çfarë ndodhi në kohën e shkëmbimit të këtyre mesazheve?

Pas ankesave të Veliajt, për lajmet dhe qendrimet kundër tij në Ora News, Ylli Ndroqi vendosi të shkarkonte Beti Njumën. Fakti është që në atë kohë është larguar nga detyra e Drejtorëshës së Informacionit, Beti Njuma dhe është zëvendësuar me Brahim Shimën. E vërteta është një dhe vetëm një! Ka një shkëmbim mesazhesh që janë skandal pa asnjë diskutim, por Beti Njuma në atë moment u shkarkua nga drejtoreshë Informacioni.

LEXO EDHE:  Xhafaj flet për herë të parë si ministër/Ndëshkim për të gjithë ata që …!

LEXO EDHE:  Municione luftarake në banesë/ Kapet në flagrancë 47-vjeçari

Kush është morali i Ylli Ndroqit nga ato mesazhe?

A mund të ketë moral Ylli Ndroqi dhe të flasë publikisht ky trafikant droge që e ka shkarkuar drejtoreshën e Informacionit pas mesazheve me Erion Veliajn dhe më pas emëroi Brahim Shimën. Për të mos thënë se edhe Beti Njuma edhe Brahim Shima më shumë sesa drejtorë Informacioni janë menaxhues redaksie, sepse drejtori i vërtetë i Informacionit në Ora News është vetë Ylli Ndroqi./CNA.al

 

SMS-të “vrasëse” të Ylli Ndroqit

Historia e “dashurisë” Veliaj-Ndroqi/ Nga bashkëpunimet e errëta deri tek prishja e miqësisë



Sherri me Veliajn si alibi e Ylli Ndroqit?!

Ylli Ndroqi akuzon Erion Veliajn për shantazh

Ylli Ndroqi në hetim nga SPAK/ Zbulohet pasuria e sekuestruar

Nga trafiku i drogës, tek celulat terroriste/ Lidhjet kriminale të Ylli Ndroqit dhe paralajmërimet e gazetarëve

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tragjike në Kakavijë/ Ambulanca përplas për vdekje fëmijën që po priste në radhë

Publikuar

-

Nga

Tragjike në Kakavijë/ Ambulanca përplas për vdekje fëmijën që po priste në radhë

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Kakavijë, aty ku mijëra shqiptarë presin në rradhë prej 4 ditësh për të kaluar kufirin grek.

Mësohet se një  ambulancë ka përplasur për vdekje një fëmijë 10 vjeç, i cili ka qenë duke pritur në radhë.



Ngjarja e rëndë ka ndodhur në momentin që ambulanca ka qenë me shpëjtësi duke transportuar një të sëmurë për të marrë ndihmë mjeksore./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tentoi të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara/ Pranga 37-vjeçarit në Durrës

Publikuar

-

Nga

Tentoi të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara/ Pranga 37-vjeçarit në Durrës

Një 37-vjeçar nga Kosova është arrestuar pasi ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara.

Arrrestimi i tij është bërëm gjatë kontrollit kufitare në Portin e Durrësit ku policia ka pikasur 37-vjeçarin me inicialet A.K., pasi ka tentuar të udhëtojë në drejtim të Italisë, me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.



LEXO EDHE:  Publikohen emrat dhe fotot/ Kush janë tre vrasësit e rrezikshëm në shënjestrën e policisë

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”./CNA.al

LEXO TE PLOTE