LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gruaja e pasur e deputetit demokrat/ Xhaferllari nga KLD drejt Kushtetueses

28 Janar 2019, 16:30, Aktualitet CNA
Gruaja e pasur e deputetit demokrat/ Xhaferllari nga KLD drejt Kushtetueses

Sot është njoftuar se është çelur drita jeshile për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Pas shpalljes nga Kuvendi, në datën 24.12.2018, për hapjen e procedurës së aplikimit për vendin vakant të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese,  kanë aplikuar  tre kandidatë.

Ish-kryeprokurori, Theodhori Sollaku, Avni Shehu dhe Marsida Xhaferllari janë tre kandidatët që kanë shprehur interes për të qenë pjesë e Gjykatës Kushtetuese.

Fillimisht të tre kandidatët duhet t?i nënshtrohen procesit të Vettingut.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të verifikojë pastërtinë e figurës, pasurinë dhe aftësitë profesionale të kandidates që synon të jetë pjesë e kupolës së institucioneve të drejtësisë.

Kujtojmë se një vend në Kushtetuese kërkonte edhe Artur Malaj, por ky i fundit u ?rrëzua? nga Vettingu.

Marsida Xhaferllari për të cilën në media raportohet se është bashkëjetuesja e deputetit demokrat Enkelejd Alibeajt, nga deklarata e pasurisë, rezulon e ?mbytur? në para.

CNA.al sjell pasurinë e deklaruar nga kryeinspektorja  e Këshillit të Lartë të Drejtësisë Marsida Xhaferllari.

Kjo e fundit rezulton e “mbytur” në dieta, në euro dhe dollarë. Xhaferllari duket se është shumëdimensionale, i bën të gjitha, duke filluar që nga posti që mbart deri tek punët shtesë.

Super-gruaja Xhaferllari ka bërë lektoren në Shkollën e Magjistraturës,  ku ka fituar 85 636 lekë, ka marrë pjesë në hartimin dhe rishikimin e komentarit elektronik të Ligjit per Statusin dhe Ligjit për Organet e Qeverisjes të Sistemit të Drejtësisë, që administrohet nga Shkolla e Magjistraturës ku ka fituar 8 750  euro.

Gjithashtu ajo ka marrë pjesë në hartimin e një metodologjie për monitorimin  e karrierës në sistemin e drejtësisë, pas Reformës në Drejtësi në shumën, ku ka fituar 2550 USD, në  hartinin e një projektvendimi të Këshillit të Ministrave për standartet që duhet të ndjekin qendrat komunitare multidisiplinore për mbrojtjen e fëmijëve ku ka fituar 8,864.00 lekë dhe 419,90 USD i ka fituar si dieta nga një vizitë studimore në Bolonja, Itali dhe për një Konferencë në Budva, Mali i Zi, në kuadër të projektit Mbështetje për Reformën Gjyqësore në Vendet e Ballkanit Perëndimor, i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, Norvegji dhe PUND, në shumën 419,90 USD.

Pasuria e deklaruar nga Xhaferllari

Llogari rrjedhëse nga paga dhe shperblime:

Gjendja në daten 31.12.2017 dhe shtesa gjatë vitit 2017

Gjendja: 35,498.90 lekë

Pakësim: 636,935.08 lekë

Depozitë bankare me afat 6 mujor me normë interesi 0.7 %, e hapur me 16.03.2017. Kjo depozitë u krijua me shumën e depozitës së vjetër bankare me afat maturimi 6-mujor dhe me kursime të tjera të miat. Si rrjedhim i depozitës së re, depozita e vjeter u mbyll.

Gjendja në datën e hapjes së depozitës me 16.03.2017, është  me 2,200,000.00 lekë

Llogari kursimi në euro. Gjendja në datën 31.12.2017 është  15,184.72 Euro dhe shtesa gjatë vitit 2017 është 5,192.74 Euro

Llogari e re kursimi në USD, e hapur me kontratën e datës 23.03.2017, me interes 0.10%, me kursime të mia. Gjendja ne daten 31.12.2017 është  1,405.49 USD

Të ardhura neto nga paga dhe dieta në pozicionin e punës të Kryeinspektores së Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në shumën 1599 626 lekë.

Të ardhura neto nga interesi i llogarive, në shumën 9,663.97 Lekë.

Pagesa neto në cilësinë e lektores në formimin fillestar dhe vazhdues të Shkollës së Magjistraturës, të transferuara në llogarinë rrjedhëse, në shumën 85 636 lekë.

Pagesat bruto nga EURALIUS IV dhe IRZ për pjesëmarrje në grupin e punës për hartimin dhe rishikimin e komentarit elektronik të Ligjit per Statusin dhe Ligjit për Organet e Qeverisjes të Sistemit të Drejtësisë, që administrohet nga Shkolla e Magjistraturës, në vlerën 8 750  euro.

Pagesë dietash për vizit studimore në Bullgari, të organizuar nga Misioni Euralius IV për praklikat e inspektimit në gjyqësor, në shumën  600 euro

Pagesa neto me çek nga Instituti për Studime Publike dhe Ligjore për hartimin e një metodologjie për monitorimin  e karrierës në sistemin e drejtësisë, pas Reformës në Drejtësi në shumën 2550 USD.

Pagese neto, nga organizata Terre des hommes për hartirnin e një projektvendimi të Këshillit të Ministrave për standartet që duhet të ndjekin qendrat komunitare multidisiplinore për mbrojtjen e fëmijëve, në shumën 148,864.00 lekë.

Pagesë dietash në Ilogarinë në USD për një vizitë studimore në Bolonja, Itali dhe për një Konferencë në Budva, Mali i Zi, në kuadër të projektit Mbështetje për Reformën Gjyqësore në Vendet e Ballkanit Perëndimor, i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, Norvegji dhe PUND, në shumën 419,90 USD./CNA.al

Lajmet e fundit nga