LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Furtunë” te ALUIZNI/ Pezullohen 5 zyrtarë  

28 Janar 2019, 12:33, Aktualitet CNA
“Furtunë” te ALUIZNI/ Pezullohen 5 zyrtarë  

Me urdhër të prokurorisë së Vlorës, janë pezulluar nga detyra pesë zyrtarë të ALUIZNI-t.

Sipas një njoftimi për mediat nga organi i akuzës mësohet se 5 zyrtarët kishin legalizuar një ndërtesë e cila ishte pa leje dhe për këtë janë gjetur në shkelje.

Personat e pezulluar nga detyra janë Denis Metaj, Artan Beqiri, Erald Yzeiri, Danjela Kondaj dhe Xhilda Korrkaj.

Më tej shtohet se arsyeja e pezullimit të tyre ka ardhur pasi ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë legalizuar një ndërtesë pa leje, në pronën e familjes Myzejen Zyrkaj.

Lajmet e fundit nga