LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dekreti i Metës për “Kadastrën”/ Grupi i PS merr vendimin

28 Janar 2019, 10:13, Aktualitet CNA
Dekreti i Metës për “Kadastrën”/ Grupi i PS merr

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka vendosur të rishikojë ligjin për ?Kadastrën?, pasi presidenti Meta disa ditë më parë e ktheu mbrapsht në Parlament, duke renditur edhe 5 argumente për ta rishikuar atë.

Ndërkohë, grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka vendosur të rrëzojë dekretin e Presidentit të Republikës Ilir Meta për noterinë si dhe amendamentet e LSI-së për buxhetin.

LSI kishte kërkuar në dhjetor që buxheti për arsimin të rritet në 5% të GDP. Mbledhja e socialistëve u drejtua nga kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla.

Me Dekretin nr. 11054, datë 14.01.2019, Presidenti i Republikës vendosi kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr.110/2018 ?Për noterinë?, me qëllim rishqyrtimin e neneve 61, 65 dhe 76 të këtij ligji.

Sipas Presidencës, përmbajtja e nenit 61 të ligjit ?Për noterinë?, nuk është i qartë dhe në harmoni me disa nene të tjera të këtij ligji. Gjithashtu sipas presidentit në ligj nuk garantohet trajtimi i barabartë i noterëve përballë kostos që duhet të përballojnë për sigurimin e veprimtarisë së tyre dhe nuk ofrohet siguri ligjore për mbrojtjen dhe mbështetjen e shtresave të pamunduara të shoqërisë.

Po kështu pas ligjit ?Për noterinë?, Presidenti Meta nuk kaloi as ligjin ?Për kadastrën?. Kreu i Shtetit dekretoi kthimin në Kuvend të ligjit nr. 111/2018 ?Për kadastrën?, me qëllim rishqyrtimin e tij por pak ditë më pas kreu i ALUIZNI-t Artan Lame e quajti të paargumentuar kthimin nga Presidenti. Lame deklaroi se në 14 faqe të Presidencës kundër ligjit nuk kishte asgjë dhe asnjë argument.

Lajmet e fundit nga