LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Debati për koncesionet/ PD “ultimatum” qeverisë

28 Janar 2019, 10:57, Aktualitet CNA
Debati për koncesionet/ PD “ultimatum” qeverisë

Në qendër të diskutimeve në mbledhjen e sotme të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, ishin koncesionet.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho është shprehur se anullimi i koncesioneve të pakërkuara duhet të bëhet brenda janarit, pasi sipas tij është e vetmja rrugë për të shpëtuar vendin nga kriza financiare.

?Tani, të mos veprojmë si struci.  Ju po i anulloni PPP-të e pakërkuara. Do t?i anulloni në korrik. Pse?! Sepse kanë dhënë efekt negativ. Ndryshe do të vazhdonit, siç keni bërë në këto 5 vite qeverisje. Fakti është se jua kanë vënë litarin në grykë. Jo ju, se po të ishte për ju, për dëshirën tuaj, do të vazhdonit, por ka një qëndrim të ashpër të FMN-së në lidhje me PPP-të e pakërkuara, madje ka një paralajmërim për krizë fiskale të Shqipërisë.

Kështu që, jini seriozë. Nëse i kanë shkaktuar dëme të tilla vendit, atëherë duhet të fillojmë që në janar me urgjencë, s?ka pse të presim korrikun.?-tha Spaho.

Lajmet e fundit nga