Connect with Us

Danimarka si SHBA/ Ndërton gardh në kufi me Gjermaninë

Aktualitet

Danimarka si SHBA/ Ndërton gardh në kufi me Gjermaninë

Publikuar

-

Danimarka dhe gjermania me gardh ne kufi

Nuk është vetëm presidenti i SHBA-së Donald Trump i cili ka hedhur idenë për të ndërtuar mur ndarës mes SHBA-së dhe Meksikës por një gjë të tillë e ka miratuar edhe qeveria e Danimarkës.

Sikurse njofton radioja gjermane “DW

“, shteti danez ka vendosur të ndërtojë një gardh prej 70 kilometrash në kufi me Gjermaninë si mbrojtje nga murtaja afrikane e derrave.

Rruga nga Gjermania përmes kufirit të gjelbër për në Danimarkë do të vështirësohet së shpejti. Sepse qeveria e Danimarkës do të ndërtojë një gardh prej 70 kilometrash, si mbrojtje nga murtaja afrikane e derrave,citon radioja gjermane duke vijuar:

“Politikë pa kuptim apo mbrojtje e vërtetë? Mendimet janë të ndryshme për gardhin, të cilin Danimarka do ta ndërtojë muajt e ardhshëm përgjatë kufirit me Gjermaninë, si mbrojtje nga nga murtaja afrikane e derrave (ASP). Pavarësisht nga kjo, këtë të hënë u ngul në tokë në Padborg në veriperëndim të Flensburgut trari i parë, siç bëri të ditur autoriteti kompetent Naturstyrelse. Gardhi i gjatë prej 70 kilometrash dhe i lartë një metër e gjysëm do të përfundojë gjatë këtij viti – duke siguruar në këtë mënyrë të gjithë kufirin tokësor midis Danimarkës dhe Gjermanisë.

LEXO EDHE:  Migrantët kërkojnë vrima në gardhin hungarez

Kjo sëmundje që nuk e dëmton njeriun aktualisht është shpërndarë në Evropën Lindore, në vjeshtë u bënë të njohura raste të murtajës së derrave te derrat e egër në Belgjikë. Deri tani Gjermania ka mbetur e paprekur. Vërtet që edhe Republika Federale po përgatitet për rastin e epidemisë – me ushtrime dhe me kontrolle higjenike. Por për dobinë e një gardhi të ngritur në mënyrë parandaluese ka shumë dyshime.

Ministri i Mjedisit dhe i Bujqësisë i landit të Shlesvig-Holshtajnit, Jan Philipp Albrecht (Të Gjelbrit), theksoi që virusi përhapet para së gjithash përmes njerëzve – me transportet e kafshëve, gjuetitë ose ushqimet e infektuara. Edhe Instituti Federal i Kërkimeve për Shëndetin e Kafshëve, Instituti-Friedrich-Loeffler, nuk e konsideron të madh rrezikun e transmetimit të epidemive të kafshëve përmes derrave të egër. “Faktori më i madh i rrezikut” është njeriu, theksoi zëdhënësja e FLI.

Rritja e derrave është tepër e rëndësishme për Danimarkën. Sipas shifrave zyrtare, fshatarët danezë eksportuan në 2016 derra me një vlerë katër miliardë euro, një e treta e tyre në shtete jashtë Bashkimit Evropian”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nuk mund të futemi në vjeshtë me këtë numër tamponësh”/ Panariti paralajmëron qeverinë: Do ta pësojmë shumë keq

Publikuar

-

Nga

“Nuk mund të futemi në vjeshtë me këtë numër tamponësh”/ Panariti paralajmëron qeverinë: Do ta pësojmë shumë keq

Ish ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka reaguar sërish lidhur me situatën e krijuar nga Covid-19 në vend.

Panariti shkruan se receta për sigurinë tonë vetjake “Anticovid” do të mbetet e pandryshuar për shumë kohë, ndaj duhet të bëjmë kujdes, të mbajmë maskat dhe të kujdesemi për higjienën deri  në kufijt  e paranojës.

Ndërsa ka dhe një mesazh për qeverinë. Për Panaritin nuk mund të futemi në vjeshtë me këtë numër tamponash dhe shtretërish reanimatorë, për ndryshe do ta pësojmë keq.

“Të mos kemi asnjë iluzion! Receta për sigurinë tonë vetjake “Anticovid” do të mbetet e pandryshuar për shumë kohë!

Distancim, maskë, higjienë… deri në kufijtë e paranojës për secilin..

Edhe për shumë muaj që do vijnë!

Ti thuhet fort dhe qartë ky rregull, kjo mënyrë jetese, mbarë opinionit tonë publik.

Tu thuhet njerëzve që kjo nuk ka lidhje fare me hapjen graduale të ekonomisë dhe të shoqërisë!

LEXO EDHE:  Danimarka ka punëtorët më të lumtur në botë

LEXO EDHE:  Renditja e re e popujve me te lumtur ne bote, kryeson Danimarka

E cila do të vazhdojë sepse nuk mund të ketë kthim prapa..

Por hapja vlen për shoqërinë dhe ekonominë, ndërsa mbyllja me maskë dhe “izolimi” me distancim për secilin duhet të vazhdojë pavarësisht nga hapja graduale.

Nëse ne do ti ndajmë qartë këto të dyja, unë jam optimist se do ta përballojmë më lehtë dallgën e vjeshtës të koronavirusit.

Ndërkaq një mesazh për qeverinë!
Nuk mund të futemi në vjeshtë dhe dimër me këtë numër testesh dhe tamponash.
Përndryshe do ta pësojmë keq.
Sepse nuk ka mënyrë tjetër për kontrollin e infeksionit përveç testim, testim, testim, gjurmim dhe izolim i rasteve.

Nuk mund të futemi në vjeshtë me këtë numër tamponash dhe shtretërish reanimatorë…

Përndryshe do ta pësojmë keq!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Italia drejt rishikimit të masave/ Jo klube nate, maska me detyrim dhe ndalim fluturimi për 13 shtete

Publikuar

-

Nga

Italia drejt rishikimit të masave/ Jo klube nate, maska me detyrim dhe ndalim fluturimi për 13 shtete

Zgjatja e ndalimit të hyrjes për ata që shkojnë në Itali nga disa vende “në rrezik” dhe rregulla më të ashpra për të shmangur tubimet. Në funksion të Dpcm-it (dekretit të Kryeministrit italian Conte) i cili duhet të rinovojë masat në fuqi që skadojnë më 14 korrik, qeveria po studion disa rregulla të reja. Të martën, Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza do të shpalosë masat në Parlament. Në vend të kësaj do të nënshkruhet një rezolutë nga Këshilli i Ministrave për të shtyrë gjendjen e jashtëzakonshme në fund të vitit dhe për të legjitimuar “kufizimet e lirive personale” të parashikuara, siç kërkohet nga kreu i shtetit Sergio Mattarella.

Maskat

Mbetet detyrimi për të mbajtur maskën në vende të mbyllura, kur distancimi shoqëror nuk mund të garantohet, por jo dorezat, të cilat “mund të paraqesin një rrezik shtesë nëse nuk përoren sipas rregullave”. Në vende publike, qytetarët duhet  të lënë dhënat personale, të cilat do të mbahen për dy javë. Pastrimi dhe dezinfektimi i mjediseve është ende i nevojshëm, sikundër edhe matja e temperatures së trupit në zyra dhe qendrat tregtare.

Klubet e natës

Rihapja e klubeve të natës ishte planifikuar për të martën e ardhshme, por qeveria  italiane po mendon ta shtyjë këtë vendim deri në fund të muajit. “Nëse disa rajone vendosin ta bëjnë atë në mënyrë të pavarur, ato do të duhet të marrin përgjegjësinë dhe të vendosin rregulla strikte,” përsëriti Speranza gjatë takimeve të këtyre ditëve.

LEXO EDHE:  Austria kërkon ngritjen e gardhit për emigrantët/ Kundërshtojnë italianët

LEXO EDHE:  Pse duhet një BE me disa nivele anëtarësimi

Tubimet

Ndalimi i grumbullimeve mbetet në fuqi, sot më shumë se kurrë, pasi shpërthime të reja vazhdojnë të shfaqen në të gjithë vendin. Për këtë arsye do të vijojnë ta aplikohen edhe gjobat. Po ashtu nuk do të ndalen kontrollet në vendet e jetës së natës, në të gjitha rrethet e qytetit dhe vendet e festave, ku numri i njerëzve që mblidhen për darka është i madh. Shqetësim janë edhe plazhet ku, veçanërisht në ditët e fundit, institucionet kanë raportuar që nuk respektohen distancën midis çadrave. Për këtë arsye nuk përjashtohet mundësia që të lëshohet edhe një qarkore e re e Ministrisë së Brendshme.

Festivalet dhe panairet

Vijon diskutimi midis Shëndetësisë, ministrive të tjera dhe Komitetit Shkencor dhe Teknik për nevojën e forcimit të kontrolleve në festivale, panaire dhe ngjarje publike. Mendohet të ndalohen tubimet e mëdha, përveçse në rajonet, të cilat po japin dritën jeshile.

Ndalimi i fluturimeve

Ndalimi i hyrjes për ata që vijnë nga 13 vende do të zgjatet: Armenia, Bahreini, Bangladeshi, Kuvajti, Omani, Bosnje Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Brazili, Kili, Panamaja, Peruja dhe Republika Dominikane. Italianët, të cilët jetojnë ose kanë kaluar nëpër njërën nga këto shtete, mund të kthehen, por duhet të qëndrojnë në karantinë. Izolimi për 14 ditë përfshin edhe ata që udhëtojnë nga Shtetet e Bashkuara./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Lëvizte me armë zjarri me vete/ Arrestohet në flagrancë 21-vjeçari nga Shijaku

Publikuar

-

Nga

Lëvizte me armë zjarri me vete/ Arrestohet në flagrancë 21-vjeçari nga Shijaku

Një 21 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë n ë Shijak, pasi akuzoht për armëmbajtje pa leje.

Sipas të dhenave zyrtare t ë policis ë i arrestiari  ësht ë shtetasi me inicialet G.M., me precedent të mëparshëm penal.

Në cilësinë e provës materiale policia e Shijakut ka sekuestruar një pistoletë TT, model 54 dhe 14 fishekë.

“Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonte me automjet me targa të vjedhura dhe mbante armë zjarri me vete, kapet dhe arrestohet në flagrancë 21-vjeçari me precedent të mëparshëm penal.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një armë zjarri dhe municion luftarak.

Shërbimet e Operacionales në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete dhe si rezultat i kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, arrestuan në flagrancë shtetasin:

LEXO EDHE:  Maqedoni 2 mijë emigrantë çajnë gardhin rrethues

LEXO EDHE:  Danimarka nuk pranon refugjatë nga lindja

M., 21 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje.

Shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Sallmone”, Shijak, kanë ndaluar mjetin tip “Mercedez Benz”, i cili rezultoi me targa të vjedhura, me drejtues shtetasin G. M. dhe pas kontrollit të ushtruar, në derën e automjetit u gjet një armë zjarri pistoletë “TT”, me dy karikatorë me 14 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet”, thuhet ne njoftimin e policise./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE