LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bujar Sheshi ish-sigurims?/ Vasili ironizon Komisionin e Monitorimit

28 Janar 2019, 19:01, Aktualitet CNA
Bujar Sheshi ish-sigurims?/ Vasili ironizon Komisionin e Monitorimit

Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili ka thënë sot se Komisioni i Monitorimit të Reformës në Drejtësi sheh ?gjurmët, por nuk sheh ujkun?.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shprehet se ky komision është në dorë të Kryeprokurores së Përgjithshme, Arta Markut.

?Komisioni i Pa(varur) i Monitorimit të Reformës në Drejtësi sheh gjurmët, por jo ujkun.

Ky komision është banalizuar në veprimin e tij, duke bërë thjesht alibinë e Prokurores së Përgjithshme.

Prokurorja e Përgjithshme ka shkelur haptas dhe në mënyrë skandaloze ligjin dhe detyrimet e nenit 279.?-thotë ai.

Deputeti i LSI-së thekson se Komisioni i Monitorimit është një institucion i shpëlarë nga vlerat, që sipas tij nuk e sheh që ?ujku? është Kryeprokurorja Marku.

?Komisioni i pavarur i monitorimit i hedhur si gomë shpëtimi i Prokurores Përgjithshme na tregon rrugën ” e lagu s’e lagu bishtin dhelpra” me komisione ligjesh, me gjoja verifikime vonesash etj dëngla si këto.

Ka vetëm një fajtor që është Prokurorja e Përgjithshme.

Ka vetëm një skandal, që është shkelja e ligjit dhe miratimi i kandidaturës së prokurorit Sheshi pa kryer verifikimet.

Ka vetëm një zgjidhje që është shkarkimi i saj dhe fillimi i çështjes penale për shpërdorim të detyrës shtetërore.

Ka vetëm një institucion të shpëlarë nga vlera, që sheh gjurmët, por nuk sheh ujkun, që është Komisioni i Pa(varur) i Monitorimit të Reformës në Drejtësi.?-shkruan Petrit Vasili./CNA.al

Lajmet e fundit nga