LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuzat e forta/ Ish-ministri i Ramës i nxjerr “bojën” Arta Markut

28 Janar 2019, 13:25, Aktualitet CNA
Akuzat e forta/ Ish-ministri i Ramës i nxjerr “bojën” Arta

Ish-ministri i Bujqësisë në qeverinë Rama 1, Edmond Panariti ka folur sot për emërimin në KLP të ish-sigurimsit Bujar Sheshi.

Nga studio e rubrikës ?Opinion? në news 24 deputeti i LSI-së Edmond Panariti tha  sot se Ibrahimi u detyrua që të ngrinte anëtarësinë e Sheshit.

?Zoti Ibrahimi sot në mbledhje nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të kërkonte që të ngrinte anëtarësinë e zotit Sheshit, derisa të bëhej një verifikimi i plotë i dosjes.?-tha ai.

Më tej, ai ka komentuar edhe reagimin e Prokurorisë së Përgjithshme në lidhje me këtë çështje.

Panariti tha se emërimi i Sheshit pa u verifikuar nëse ka qenë ose jo pjesë e sigurimit të shtetit është një shkelje e rëndë dhe nuk mund të justifikohet.

?Deklaratat e gjata, por që mund të jepen shumë shkurt synojnë manipulimin e çështjes. Kapa dy detaje që zoti Sheshi ka thënë që nuk ka qenë anëtar i sigurimit të shtetit dhe  momentin që organi përkatës e kalon këtë person dhe më pas thotë që ne nuk kishim kohë ta verifikonim. Duhej të ishte vërtetuar si fillim dhe pastaj të ishte bërë emërimi i tij në KLP.?-deklaroi deputeti i LSI-së./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga