LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tre frazat më të zakonshme që përdorim për të gënjyer veten

27 Janar 2019, 21:50, Aktualitet CNA
Tre frazat më të zakonshme që përdorim për të

Më mungon

Kjo është gënjeshtra më e madhe që i themi vetes dhe që normalisht e besojmë. Nuk merrni parasysh atë që jeni bërë sot, nuk i njihni vetes meritat, dini vetëm faktin që ju mungon diçka ose dikush. Duhet të përqendroheni më shumë tek arritjet momentale dhe ato të së ardhmes, në vend që ta mbani kokën nga e shkuara dhe të kujtoni se ju mungon diçka ose dikush.

Sikur të kisha më shumë kohë do ta bëja…

Mungesa e kohës, është një nga justifikimet më të zakonshme për të mos plotësuar të gjitha detyrimet, apo dëshirat tona. Mund të mendojmë se jemi në kërkim të lumturisë, por paradoksalisht i kushtojmë më shumë kohë dhe energji aktiviteteve që nuk na bëjnë të lumtur.

Një ditë do ta bëj

Duhet të dish që kushtet ideale për të bërë diçka nuk do të piqen kurrë.  Gjithsesi aventura dhe lumturia që sjellin ato janë gjithnjë një hap më afër ndjesisë ideale. Mos prit të nesërmen, sot është dita e duhur për të bërë diçka, nesër mund të jetë shumë vonë./CNA.al

Lajmet e fundit nga