LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protesta e studentëve/ Fleckenstein “shuplakë” Ramës

27 Janar 2019, 14:27, Aktualitet CNA
Protesta e studentëve/ Fleckenstein “shuplakë” Ramës

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein ka deklaruar në një interviste për ?ABC News? se studentët e kanë arritur qëllimin e tyre.

Fleckenstein ka shtuar më tej se nuk është gjyqtar, si dhe nuk dëshiron të ndërhyjë në çështjet e brendshme për të bërë analizë nëse Qeveria Rama ka bërë deri më tani është e mjaftueshme apo jo.

?Është një shenjë e qartë e një shoqërie civile aktive dhe plot jetë dhe gjithashtu një tregues i demokracisë. Demokracia nuk është vetëm të votosh çdo katër vjet. Ka një Qeveri të zgjedhur, që duhet t?i marrë çështjet shumë seriozisht, t?i shqyrtojë ato dhe të shohë se ç?mund të realizohet. Kam dëgjuar, se disa çështje po diskutohen, dhe ministrja e re për Arsimin ka marrë përsipër disa detyra. Kjo do të thotë që studentët e kanë arritur qëllimin e tyre së paku pjesërisht.

Nuk jam gjyqtar. Nuk mund të ndërhyj në çështje të brendshme dhe të cilësoj nëse kjo është e mjaftueshme apo jo. Por parimi ?Gjithçka ose asgjë? përgjithësisht nuk ndihmon. Gjithsesi, të përcaktosh kërkesa të qarta dhe të luftosh për to është pjesë e demokracisë?- është shprehur eurodeputeti Knut Fleckenstein./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga