Connect with Us

Plagjiaturat/ Lista e plotë me emrat e “doktorantëve” kopjues

Aktualitet

Plagjiaturat/ Lista e plotë me emrat e “doktorantëve” kopjues

Publikuar

-

Dokotratura plagjiature, nga bota akademike, tek politika

Doktoraturët plagjiaturë, duket se janë kthyer në modë. Të bësh “kokën e madhe” me kopjime, është berë standart për zyrtarë të ndryshëm si nga politika, drejtësia por edhe nga bota akademike.

Studiuesi Vladimir Kola, i cili ka denoncuar këte fenomen, ka publikuar një listë me emrat e doktorantëve kopjues.

CNA.al po sjell listën e emrave të doktorantëve me plagjiaturë.

“Plagjiaturat e politikës”

Mimi Kodheli

Ish-Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, sipas studiuesit Kola ka kopjuar pjesë të tëra për tezën e saj Doktorale.

Sipas Kolës,  në tezën me titull “Regjimi i shënjestrimit të inflacionit: një propozim për Shqipërinë”, e vitit 2015 gjenden paragrafë të tërë të kopjuar nga disa artikuj të huaj.

“Zonja Mimi Kodheli kopjimin më të madh e ka bërë prej artikullit “Nga targetimi monetar në targetimin e inflacionit, mësime nga vende të industrializuara” me autor Frederic S. Mishkin, i vitit 2000, prej të cilit ka kopjuar dy faqe e gjysmë te Tezës së saj (faqet 21, 22, 23 dhe 24), të cilat korrespondojnë me faqet 11,12 dhe 13 të artikullit në anglisht. Paragrafë të tjerë ka kopjuar nga artikulli ‘A duhet targetimi i inflacionit të braktiset në këmbim të targetimit të të ardhurave nominale?’, nga autorët Stan du Plessis dhe Malan Rietveld, i vitit 2013, denoncon Vladimir Kola.

Monika Kryemadhi

Një tjetër emër nga politika, denoncuar nga Kola për plagjiaturë është edhe kryetarja e LSI –së Monika Kryemadhi.  Në tezën me titull “Analiza e sistemit të sigurimeve shoqërore në këndvështrimin ekonomik dhe Juridik”, pranë faktultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, me udhëheqës shkencor prof. dr. Dhori Kule, e mbrojtur në vitin 2015. “Plagjiatura e tezes së zonjës Monika Kyremadhi është bërë duke kopuar pothuajse tërësisht dy kapituj nga libri “European Welfare States: Comparative Perspectives” me autor Mel Cousins, shtepia botuese SAGE Publications, viti i publikimit 2005”, thuhet në analizën e Kolës.

Vangjel Tavo

Një tjetër politikan i kapur me kapje është edhe Vangjel Tavo.

Analiza dhe zbulimi i plagjiaturës së Tezës së Doktoraturës me titull

“Prevalenca e Mycoplasma Hominis dhe Ureaplasma Urealyticum në Gratë e  Moshës Riprodhuese”, e mbrojtur nga Vangjel Tavo në vitin 2013, pranë Universitetit të Tiranës, me udhëheqës Prof. Dr. Nikita Manoku.

Në tekstin e Tezës, sipas Kolës janë kopjuar, pak a shumë, 18 faqe domethënë rreth 1/3 të tekstit total (në faqe 18/50), duke kopjuar pjesë të gjata (pra jo thjesht një paragraf), pa bërë referenca specifike dhe pa listuar te literatura e konsultuar,  burimin origjinal.

Bota akadaemike

 Ditjona Kule

Plagjiatura janë zbuluar edhe nga bota akademike. Ditjona Kule ëhstë një nga emrat e denoncuar nga studiuesi Valdimir Kola.

Plagjiatura  është  gjetur në tezën e Doktoraturës me titull “Ndikimi i Arsimit të Lartë në Rritjen Ekonomike: Rasti i

Shqipërisë”, me udheqës shkencor prof. dr. Sulo Haderi, e mbrojtur ne vitin 2015, pranë Fakultetit te Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.

Në këtë Teze Doktorature  janë gjetur kopjime, jo vetëm në anglisht,të përkthyera në shqip, por edhe tekste të kopjuara nga dokumente në gjuhën shqipe, pa u cituar burimi orgjinal.

“Përqindja e kopjuar, në këtë Tezë Doktoraturë, eshte shume e larte.

Me sa kam llogaritur unë, është të paktën 1/3 e tekstit total të Tezës”, thuhet në analizën e Kolës.

Kseanela Sotirofski,  Mithat Mema dhe Ulpian Hoti.

Me plagjiaturë janë kapur dhe rektorët dhe Kancelari i Universitetit të Durresit, pothuajse 100% artikull shkencor plagjiaturë.

“Social and cultural dimension of the transformation of higher education in Albania”, i publikuar në revistën “European Scientific Journal”, vellimi 10, mars, 2011, me autorë  Kseanela Sotirofski,  Mithat Mema dhe Ulpian Hoti.

Marsela Korçari

Më tej Vladimir Kola  ka zbuluar dhe analizuar plagjiaturën e Tezës së Doktoraturës të Marsela Korçari (Bregaj) me udhëheqës shkencorë prof. Mynyr Koni dhe professor  Edmond Panariti, me titull, “Studimi i biotoksinave detare në “mytilus galloprovincialis”, toksikologjia dhe ndikimi i tyre në ekosistemin e lagunës së Butrintit”, e mbrojtur në vitin 2015, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës.

LEXO EDHE:  Listat e partive/Luzi: Telefononin në 12 të natës, jam apo nuk jam në listë?

Rigerta Sadikaj, Edmond Panariti dhe Dritan Arapi

Pjesa më e madhe e faqeve të kopjuara është marrë nga një studim i Organizatës Ndërkombëtare “Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë” (FAO, “Food and Agriculture  Organization”), i vitit 2004, me titull “Marine biotoxins”, shkruar nga prof. Rigerta Sadikaj, prof. Edmond Panariti dhe dr. Dritan Arapi, i publikuar në revistën “Macedonian Journal of Animal Science”, Vol. 1, No. 2, pp. 205–211 (2012).

Blerina Xhakolli (Reçi)

Vladimir Kola  ka analizuar plagjiaturën e Tezës së doktoraturës me titull “Familja shqiptare në tranzicion: politika sociale në funksion dhe mbështetje të ndryshimeve të saj (Rasti i ndihmës ekonomike në Bashkinë e Durrësit)”, e mbrojtur nga Assoc. Prof. Dr. Blerina Xhakolli (Reçi) , në vitin 2014, pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, “Universiteti i Tiranës”, me udhëheqës shkencor Prof. Dr. Edmond Dragoti.

 Kesiana Çoçka

Një tjetër zyrtare është kapur me plagjiaturë është Kesiana Çoçka.

Zbulimi dhe analiza e plagjiaturës së Tezës së doktoraturës me titull “E drejta për punë  dhe tregu i punës”, e mbrojtur nga Dr. Kesiana Çoçka , në vitin 2017, pranë Fakultetit  të Drejtësisë, “Universiteti i Tiranës”, me udhëheqës shkencor Prof. Dr. Kudret Çela.

Nga analiza ka rezultuar se, në Tezën në fjalë, janë kopjuar pak a shumë 60 faqe nga 150 që është numri total i faqeve të tekstit, domethënë është kopjuar rreth 40% e teksit  total të Tezës, pa cituar, referuar apo listuar te literatura e konsultuar, burimin origjinal (në disa raste janë kopjuar analiza të ligjeve apo Konventave ligjore), ndërsa  libri i udhëheqësit Kudret Çela “E drejta e punës “, Tiranë, 2014, referohet dhe listohet.

Shemsho Lamaj

Zbulimi dhe analiza e plagjiaturës së Tezës së doktoraturës me titull “ “Studim epidemiologjik mbi nivelin e infestimit të maceve nga toxoplasma gondi në Qarkun e Gjirokastrës” e mbrojtur në vitin 2016 nga Shemsho Lamaj, me udhëheqës shkencor Prof. Dr. Dhimiter Rapti (dekan për tetë vite, 2008-2016), pranë Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, Universiteti Bujqësor i Tiranës.

Nga kjo analizë rezulton se rreth 2/3 (46/70) e tekstit të kësaj Teze është kopjuar nga një Tezë tjetër e vitit 2014 dhe nga një artikull shkencor i vitit 2010.

Nga drejtësia

Albana Shtylla

Sipas studiuesit Kola, Albana Shtylla pjesë e Komisionit të Posaçëm të Apelimit dhe  ish- Ministri i Drejtësisë në vitin 1992 Kudret Çela , tezën  e doktoraturës të  paraqitur në vitin 2015, e kanë plagjiaturë.

Teza e doktoraturës me titull “E Drejta kushtetuese e ligjore për punë dhe mbrojtja shoqërore e saj, në Republikën e Shqipërisë në këndvështrimin e të Drejtës së Bashkimit Europian” , e mbrojtur në vitin 2015 nga Albana Shtylla, me udhëheqës shkencor Prof. Dr. Kudret Çela, është plagjiaturë.

“Në tezën në fjalë janë 5 faqe me tekst të ngjashëm (them të ngjashëm, sepse ka ndonjë ndryshim të vogël nga teksti origjinal) me një studim të vitit 2014 me titull “Udhëzime Praktike për Përafrimin e Legjislacionit të Republikës së Kosovës me Legjislacionin e Bashkimit Evropian”, por ky studim nuk është referuar në Tezë as nuk është vendosur te lista e literaturës së konsultuar.   Konkretisht, shihni faqet 171-173, 177-182 të Tezës se vitit 2015 dhe faqet 14-16, 26-32 të studimit të vitit 2014”, ka zbuluar studiuesi Vladimir Kola.

Doktoraturat plagjiaturë/ Nga bota akademike tek politika dhe drejtësia

Skandal/ Anëtarja e Komisionit të Vettingut kapet me plagjiaturë

 

 

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Foto- Skandal/ Ish-ministrja e Ramës kapet me plagjiaturë

LEXO EDHE:  Listat/ Publikohen rezultatet e provimeve me zgjedhje

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Kreu i FRPD flet për herë të parë për lënien jashtë listave/ Rrëfen takimin me Bashën: Më thirri me urgjencë në zyrë

LEXO EDHE:  Foto- Skandal/ Ish-ministrja e Ramës kapet me plagjiaturë

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: