LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nervozohet “çuni i Fahriut”/ Rama kërkon luftë civile

27 Janar 2019, 16:48, Aktualitet CNA
Nervozohet “çuni i Fahriut”/ Rama kërkon luftë

Banorët e Astirit protestojnë mbrëmjen e sotme për ditën e 85-të radhazi.

Edhe mbrëmjen e sotme banorët nuk i janë ndarë kërkesave të tyre për dëmshpërblim me 100% vlerën e tregut por ata kanë hequr dorë nga kërkesa për anulimin e projektit pasi sipas tyre kjo gjë duhet të ishte bërë.

Banorëve nuk i ka munguar edhe këtë mbrëmje mbështetja nga deputetët e opozitës.

Deputeti demokrat klevis Balli gjatë fjalës së tij përpara banorëve është shprehur se ky projekt është pastrim i parave të drogës.

Sipas tij, Rama kërkon luftë civile por qytetarët do të përplasen me Edi Ramën.

?Të dashur qytetar ne jemi shumë të qartë, si për aferën korruptive, ashtu edhe për qëndresën e banorëve. Por po ashtu edhe kryeministri është i qartë dhe duhej të kishte hequr dorë nga ky projekt, por ai nuk e bën. Ky projekt është pastimi i parave të drogës dhe gjithë rilindjes së tij. Ky person kërkon luftë civile, të përplasë qytetarët me njëri-tjetrin, apo me policinë. Por sot nuk ka nevojë për këto përplasje, por që qytetarët të përplasen me Edi Ramën, e ta largojnë atë një herë e mirë nga vendi?,-u shpreh Balliu./CNA.al

Lajmet e fundit nga