LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Më shumë stil vajzat e Kosovës apo të Shqipërisë? Flet stilisti i njohur

27 Janar 2019, 10:25, Lifestyle CNA
Më shumë stil vajzat e Kosovës apo të Shqipërisë?

Të vishesh bukur është art më vete, për të cilin duhet të kesh njohuritë e duhura, por edhe shijet në kombinime. Në një intervistë për revistën Class, stilisti i njohur Valdrin Sahiti, ndër të tjera ka folur dhe për mënyrën si vishen personazhet e njohur apo stilin e vajzave të Kosovës dhe Shqipërisë.

?Mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk mendoj që ka më mirë ose më keq, ka ndryshime që pastaj në bazë të shijes relative njerëzit zgjedhin.  Kosova trashëgon një shije të ish shteteve të Bashkimit Sovjetik, që nënkupton ka një frymë tjetër nga Shqipëria që po kalonte kohën e komunizmit, andaj me eksperiencat e mia kam aluduar që Shqipëria bazohet më shumë në cilësinë, të qenurit komod, të ndjerit mirë dhe kualitetin. Kosova më shumë në të dukurit bukur, të qenurit medoemos IN, ekstravagant dhe shumë trendy pavarësisht brandit.?- është shprehur ai.

Valdrini ka treguar gjithashtu se karrierën e tij e ka filluar pikërisht duke punuar me këngëtaret shqiptare, dhe më tej ka vazhduar bashkëpunimet vetëm me ato që i pëlqejnë dhe sipas tij, plotësojnë standardet shoqërore. /Blitz.al/

Lajmet e fundit nga