LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kjo është nëna me kancer që zgjodhi jetën e fëmijës që kishte në bark në vend të sajës

27 Janar 2019, 12:25, Kuriozitete CNA
Kjo është nëna me kancer që zgjodhi jetën e

Shikuesit e emisionit, Hospital në BBC 2 kanë mbetur të prekur nga historia e një pacienteje me kancer e cila zgjodhi jetën e fëmijës që kishte në bark në vend të sajës.

Në episodin e tretë të programit u tregua historia e një gruaje, e njohur vetëm si Kate, e cila mori vesh gjatë shtatzënisë se kanceri i gjirit i ishte kthyer dhe i ishte shpërndarë në kocka.

E vendosur mes radioterapisë dhe jetës së vajzës që mbante në bark, ajo vendosi që të çonte deri në fund shtatzëninë edhe pse kjo mund t?i kushtojë jetën.

Ndërkohë, teleshikuesit që ndoqën programin natën e së premtes e kanë quajtur Kate një nënë trime dhe inspiruese duke shtuar se historia i kishte bërë të qanin.

Një përdorues shkruante:

Sonte ne e kuptuan sesa e fuqishme mund të jetë dashuria e një nëne.?
Vajza erdhi në jetë me anë të një operacioni cezarian 6 javë përpara kohe, në mënyrë që e ëma mund të niste menjëherë trajtimin për kancerin.

Mjekët nuk e dinë edhe sa kohë mund t?i ketë mbetur, por ajo është e lumtur që u bë nënë për së dyti.

Lajmet e fundit nga