Connect with Us

Ish-sigurimsi në KLP/ LSI kërkon shkarkimin e Arta Markut

Aktualitet

Ish-sigurimsi në KLP/ LSI kërkon shkarkimin e Arta Markut

Publikuar

-

luan rama akuzon arta markun

Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili ka kërkuar sot shkarkimin e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Markut.

Në një deklaratë për mediat, Vasili ka thënë se emërimi i ish-anëtarit të sigurimit të shtetit në KLP është një shkelje e hapur e ligjit.

“Arta Marku i është drejtuar me shkresë për të kërkuar verifikimin e figurës së prokurorit Bujar Sheshi. Dhe autoriteti përkatës i ka kthyer përgjigje Arta Markut në datën 22 janar të 2019.

Ndërsa, Arta Marku nuk ka pritur këtë përgjigje dhe e ka emëruar atë në prokurori që në muajin tetor.

Sot Marku ka konsumuar hapur një shkelje të detyrës, ajo për të cilën reforma në drejtësi u ngrit rezulton e çarë sepse prokurorja që jo rastësisht u zgjodh me 69 vota është tërësisht e kapur.”-tha ai.

LEXO EDHE:  Vasili shpërthen ndaj Ramës: Paranojak, i sëmurë...

Deputeti i LSI-së shton se Arta Marku jo vetëm që duhet të shkarkohet, por edh e duhet të ndiqet penalisht.

“Kjo prokurore, e cila nuk pret përgjigjen e autoritetit përkatës dhe bën emërime në shkelje me ligjin duhet të marrë sa më parë masën e ndëshkimit.

Shkarkim i menjëhershëm i Arta Markut do të ishte një përgjigje, për të gjithë qytetarët në mënyrë që të besojnë te reforma në drejtësi.

Por edhe fillimi i ndjekjes penale, për të dhënë shpjegim për çfarë arsye Arta Marku e shkeli ligjin dhe bën një veprim të tillë  penal.

Çdo vonesë në mbajtjen në detyrë të Arta Markut është një atentat ndaj drejtësisë shqiptare.”-deklaroi Petrit Vasili./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Zgjedhjet në Gjermani/ Humbje e madhe për konservatorët, Socia-Demokratët nisin festën

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet elektorale në Gjermani janë të mbushura më surpriza. Ndërkohë që flitej për një barazim midis dy partive kryesore, duket se situata ka marrë një rrjedhë tjetër.

Tashmë ata që kryesojnë janë Social Demokratët tregojnë rezultatet e projektuara.

Konservatorët e Angela Merkel si duket kanë kapur rezultatin më të dobët.



LEXO EDHE:  Arta Marku: Brezi i ri do të përmirësojë imazhin e vendit, sistemi është në reformim

Tani që rezultati është disi i qartë të dyja partitë kanë thënë se janë gati për të formuar koalicionin e ardhshëm.

LEXO EDHE:  Vasili shpërthen ndaj Ramës: Paranojak, i sëmurë…

Sipas DW tre udhëheqesit e partive me më shumë vota janë ulur në tryezën e rrumbullakët dhe po diskutojnë koalicionin e ardhshëm./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

FRPD e Durrësit në krah të Berishës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

FRPD e Durrësit ka dalë hapur në krah të ish liderit të demokratëve Sali Berisha

Kryetari i FRPD-së në Durrës, Artion Bajramaj, pëmres një postimi në rrjetet sociale, thekson se sot kanë  zhvilluar një bisedë me ish kryeministrin ku kanë rënë dakort për disa pika.

Sipas tij, PD nuk mund të presë që ta sjellin në pushtet ndërkombëtarët, ndërsa thekson se ndryshimi vjen nëpërmjet hapjes, bashkimit dhe organizimit të mirë.

“Sot patëm mundësinë të zhvillojmë një bisedë shumë konstruktive me [email protected]_official .

Ramë dakort në një pikë:

✅Nuk mund të presim që PD ta sjellin në pushtet ndërkombëtarët, por duhet të jenë vetë demokratët dhe çdokush që do të kontribuojë në kauzë për ta sjellë atë ndryshim.

✅Ky ndryshim vjen nëpërmjet hapjes, bashkimit dhe organizmit të mirë.



LEXO EDHE:  Konkurs skandaloz dhe i manipuluar/ Zbardhen emrat e OPGJ që dyshohet se u favorizuan

LEXO EDHE:  Arta Marku: Brezi i ri do të përmirësojë imazhin e vendit, sistemi është në reformim

✅Nuk mund të bazohet e giithë strategjia e popullit opozitar tek shpresa se të huajt do na falin pushtet.

Ku keni parë ti falet pushtet dikujt pa luftuar?

Deri atëherë, çfarë do bëjmë, do dremisim?

✅Të dashur qytetarë dhe demokratë, nuk jemi amatorë. Dimë edhe thjesht të heshtim dhe të bëhemi me “atë që fiton”. Dimë ti bëjmë kaq kalkulime, por këtu luhet fati ynë dhe i vendit tonë dhe nuk mund të rrimë e të flemë gjumë.

✅Të zgjohemi tani, para se ti falim mandatin e 4-t Ramës!“, shkruan ai./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet në Gjermani/ Balla uron Olaf Scholz për rezultatin

Publikuar

-

Nga

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar kandidatin e Partisë Socialdemokrate gjermane, Olaf Scholz për rezultatin e arritur në zgjedhjet e sotme federale.

Balla shkruann se kandidati i SPD për kancelar Olaf Scholz dhe programi elektoral “Prej respektit për të ardhmen tuaj” morën besimin si zgjedhja e parë e votuesve gjermanë.



LEXO EDHE:  PD i përgjigjet ashpër KLP Arben Krajën/ Po mashtron qytetarët mbi të kaluarën si hetues politik i diktaturës

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Urime Olaf Scholz dhe Partisë Socialdemokrate 🌹🇩🇪gjermane për rezultatin në zgjedhjet e sotme federale. Kandidati i SPD për kancelar Olaf Scholz dhe programi elektoral “Prej respektit për të ardhmen tuaj” morën besimin si zgjedhja e parë e votuesve gjermanë.

LEXO TE PLOTE