LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Inaugurohet për së dyti Porti i Durrësit/ Del blof ministri i Ramës

27 Janar 2019, 12:26, Aktualitet CNA
Inaugurohet për së dyti Porti i Durrësit/ Del blof ministri i

Porti i Peshkimit të Durrësit duket se është një pikë strategjike për ministrat, të cilët e kanë inauguruar dy herë brenda një harku kohor të shkurtër.

Ndonëse, është inauguruar nga ish-ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi më 21 tetor të 2017-ës, ky port është inauguruar sërish nga ministri i ri Bledi Çuçi.

Në inaugurimin e bërë më 21 tetor 2017, në një postim në rrjetet sociale, Peleshi ka thënë se porti iu kthye peshkatarëve.

?Nga sot, porti i ri i peshkimit në Durrës i kthehet peshkatarëve ? I japim fund një zaptimi absurd të këtij porti totoleshit të ri, nga mjete lundrimi që nuk kanë të bëjnë fare me peshkimin.

Mbështetja për këtë sektor të rëndësishëm do të vazhdojë në ditët në vijim edhe me heqjen e TVSH-së së mjeteve të bordit të anijeve të peshkimit, duke ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në uljen e kostos së aktivitetit për rreth 500 anije peshkimi në të gjithë vendi?- ka shkruar Niko Peleshi.

Ndërsa, nga ana tjetër Çuçi i ka dorëzuar sërish ditën e djeshme peshkatarëve Portin e Peshkimit të Durrësit.

Çuçi e quan këtë inaugurim si një ëndërr të kahershme të peshkatarëve edhe pse kjo ëndërr i ishte realizuar nga paraardhësi i tij

?Një ëndërr e kahershme e peshkatarëve të Durrësit sot u bë realitet. Porti i ri Peshkimit u transferua te Organizata e Menaxhimit të Peshkimit. Sot e tutje janë vetë peshkatarët që do të menaxhojnë këtë investim të ri. Përlotja dhe emocionet e Qemal Beut, kryetarit të OMP Durrës, teksa unë po i dorëzoja urdhrin e transferimit dhe marrëveshjen me ministrinë, ishte një moment domethënës për të kuptuar të gjithë sesa i nevojshëm është ky port për ta. Tani do të ketë shërbime më të mira dhe ulje të burokracisë shtetërore?-tha ministri Çuçi./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga