Gazeta “Independent”/ Ministra shqiptarë të përfshirë në trafikun e drogës – CNA
Connect with us

Aktualitet

Gazeta “Independent”/ Ministra shqiptarë të përfshirë në trafikun e drogës

Publikuar

-

trafiku i droges akuzohen zyrtaret e larte

Media prestigjoze britanike “Independent” ka shkruar ditën e sotme një artikull ku ka trajtuar gjërësisht rrjetin e trafikut të drogës në Europë. Prestigjosja e cilëson Shqipërinë si “Kolumbia e Europës” e cila u kthye shumë shpejt në selinë e trafikut të drogës në kontinentin Europian.

Në artikull theksohet se bandat shqipëtare janë më të fuqishmet në botë për heroinën dhe kokainën dhe se trafikantët i blejnë autoritetet nga  Roterdami në Holandë deri në Izmir të Turqisë që bën të mundur shpërndarjen e drogës.

Sipas artikullit Marijuana sjell rreth 4 miliardë dollarë në vit të Prodhimit të Brendshëm Bruto në Shqipëri.

“Independent” intervistoi një zyrtar të BE-së, i cili sqaroi se Shqipëria nuk është më qendër kultivimi, por qendër rekrutimi dhe shpërndarjeje. Sipas tij paratë e drogës janë shfrytëzuar për ndërtime luksoze përgjatë vijës bregdetare dhe në kryeqytet.

LEXO EDHE:  Shkatërrohet banda e drogës/ 12 shqiptar në pranga

Shkatërrimi i kanabisit bëri që trafikantët të shkonin drejt kokainës dhe heroinës e cila futet me veshje që vijnë nga Turqia ndërsa kokaina vjen me dërgesat e bananeve dhe vajit të palmës. Mësohet se droga transportohet nga Vlora Durrësi dhe Mali i Zi drejt Italisë me mjete lundruese mjaf të shpejta.

Në shkrimin e “Independent” akuzohen drejtpërdrejtë krerët e komunave, zyrtarë të lartë dhe ministra si të përfshirë në trafikun e drogës./CNA.al

https://www.independent.co.uk/news/world/europe/albania-drug-cannabis-trafficking-hub-europe-adriatic-sea-a8747036.html

Aktualitet

“Lufta” Qeveri-Presidencë/ Zbardhet roli i Metës në shkatërrimin e Kushtetueses

Publikuar

-

By

“Mungesa e Gjykatës Kushtetuese vjen si pasojë e mos kryerjes së detyrës së presidentit Ilir Meta, në kohën kur duhet të shpallte vakancën, në vitin 2016”.

Kështu është shprehur ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e ftuar në emisionin “Tempora”, duke iu kundërpërgjigjur Presidentit Ilir Meta, i cili ankohet për mungesën e Gjykatës Kushtetuese.

Meta, reformën në drejtësi e ka quajtur ramaforma në drejtësi.

Por, sipas Gjonajt, nëse Presidenti do të ishte i shqetësuar për ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese do duhej të kishte hedhur shortin e KED, si në 2017, ashtu edhe në 2018.

LEXO EDHE:  Shkatërrohet banda e drogës/ 12 shqiptar në pranga

“Nëse Presidenti do ishte i shqetësuar për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese do duhej të kishte shpallur vakancën e parë kur është njoftuar që në 2016, për dorëheqjen e një anëtari të saj. Por në fakt e ka shpallur dy vite më vonë gati në shkurt të vitit 2018. Të gjitha këto vonesa nuk janë për shkak të qeverisë. Qeveria i ka bërë të gjitha detyrat e saj dhe Ministria e Drejtësisë ka ushtruar të gjithë funksionin kushtetues dhe ligjor”, ka thënë Gjonaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Reforma në drejtësi/ Ministrja Gjonaj kapet duke gënjyer

Publikuar

-

By

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, nuk shkëputet dot nga linja e gënjeshtrave të Qeverisë.

Madje ajo guxon të gënjejë, hapur teksa deklaron se reforma në drejtësi sot nuk pengohet nga politika.

“Nëse më përpara edhe pas miratimit, kishte rrezikshmëri që të pengohej nga politika, sot nuk ka asnjë pengesë nga politika. Sot merr kohën e saj që do ti duhet çdo sistemi që ndryshon nga fillimi, me një arkitekturë dhe institucione të reja të marri periudhën e saj tranzitore që i duhet për të ringritur sistemin e ri”, ka thënë Gjonaj në emisionin”Tempora”.

LEXO EDHE:  Shkatërrohet banda e drogës/ 12 shqiptar në pranga

Faktet se politika i ka duart në drejtësi janë të shumta, duke nisur që nga emërimi i prokurores së përgjithshme të përkohshme Arta Marku, tek skandali që vitin e kaluar përfshiu Krimet e Rënda apo së fundi tek përzgjedhja e disa prokurorëve skandaloz për në SPAK./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kërcënoi Arben Malajn”/ Taulant Balla pranon fajin

Publikuar

-

By

Partia Sociale që mbrëmë ka njoftuar se do të kërkonte shkarkimin e Arben Malajt nga bordi i Bankës së Shqipërisë.

Sot, gjatë ditës, Malaj reagoi, duke thënë se ka marrë edhe mesazhe kërcënuese nga kolegët e tij dhe drejtori gishtin ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Ky i fundit i ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dërvishi ka mohuar të ketë kërcënuar Malajn.

“Nuk do doja të bëja asnjë koment. Do të jenë kolegët e Grupit Parlamentar që kanë kerkuar marrjen e kësaj mase disiplonore që do të flasin. Në asnjë Bankë Kombëtare në botë, asnjë anëtar që paguhet nga buxheti i shtetit, nuk bëhet pjesë e aktiviteteve publike”, është shprehur Balla.

LEXO EDHE:  Shkatërrohet banda e drogës/ 12 shqiptar në pranga

Më tej ai ka pranuar se ka faj, por e ka lidhur me propozimin që ai ka bërë për emërimin e zotit Malaj në bordin e BSH-së.

“Unë di vetëm që kam fajin dhe përgjegjësinë që kam propozuar zotin Malaj që të bëhet anëtar i bordit të Bankës së Shqipërisë. Me ne, nëse shkel ligjin shkarkohesh, është një shkelje flagrante e ligjit nga Malaj. Une mbaj pergjegjësi që kam ngulmuar të ishte edhe ish-ministri i Financave, Arben Malaj”, është shprehur Balla./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending