LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Apple ndryshon qëndrim, shpërblen dhjetë fotografitë më të mira të realizuara me iPhone

27 Janar 2019, 11:46, Lifestyle CNA
Apple ndryshon qëndrim, shpërblen dhjetë fotografitë më

Pasi fotografët, artistët dhe mediat që merren me teknologji, e vlerësuan si të padrejtë vendimin e Apple, që në garën ?Shoot on iPhone? të mos paguajë asgjë për fituesit, kompania ka ndryshuar qëndrim.

Megjithëse konsideroi se ?paratë nuk e shpaguajnë vlerën që ka fotografia? Apple ka vendosur, që ta shpërblejë me para secilin fotograf, imazhi i së cilit zgjidhet më i miri dhe shfaqet në billbordet dhe reklamat e Apple.

Ende nuk është bërë e ditur se sa do të paguhen fotografët, por do të marrin shpërblim për aq herë sa fotografia e tyre shfrytëzohet dhe kohëzgjatjen që është në publik.

?Tipike e kompanive të mëdha, që kërkojnë kreativitet maksimal, ndërsa ofrojnë promovim në këmbim të pagesës, derisa të ardhurat e tyre janë të medha? ka qenë një prej kritikave më të mëdha, lidhur me qëndrimin e mëparshëm.

Ende nuk është dhënë ndonjë përgjigje nga zyrtarët e Apple.

Lajmet e fundit nga