LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vettingu i “preu kokën”/ Zbardhen arsyet e shkarkimit të Alma Liçajt

26 Janar 2019, 15:10, Aktualitet CNA
Vettingu i “preu kokën”/ Zbardhen arsyet e shkarkimit të

Ish-kryetarja e Gjykatës së Apelit të Vlorës Alma Liçaj u shkarkua pak ditë më parë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi iu gjetën një sërë shkeljesh në deklarimet e pasurisë.

KPK-ja ka zbuluar shitjen një automjeti nga ana e Liçajt në vitin 2010 me vlerën 20 mijë euro, tre herë më shtrenjtë sesa e kishte blerë në vitin 2009 me vlerë 6 milionë lekë të vjetra.

?Në deklaratën periodike të vitit 2009 subjekti i rivlerësimit ka deklaruar: Pronësi të ?B/shortit të subjektit, blerë autoveturë tip ?Benz ? Mercedes?, datë 10.08.2009.

Burimi i krijimit: Nuk është përmendur. Vlera: 600,000 lekë. Pjesa takuese: 100 %.

Në deklaratën periodike të vitit 2010 subjekti i rivlerësimit ka deklaruar: Pasuri të B/shorti të subjektit, shitje autoveturë, tip ?Benz ? Mercedes?, datë17.08.2010. Vlera: 20,000 euro. Pjesa takuese: 100 %?, thuhet në vendimin e KPK-së.

Vetë gjyqëtarja Liçaj është justifikuar se vlera ka ndryshuar pas investimeve të bërë nga ana e saj në automjet, gjë të cilën nuk e provon me dokumenta ligjore por vetëm me fjalë.

?Subjekti i rivlerësimit është përgjigjur se në momentin e blerjes, këto automjete janë blerë me çmim të ulët dhe të favorshëm, për shkak se janë blerë në gjendje jo të mirë teknike dhe kanë pasur nevojë për shërbime.

Pas blerjes së tyre, nga ana e blerësit M. L. iu janë bërë shërbime të nevojshme, lyerje etj dhe nuk janë përdorur, pra nuk kanë pasur normë amortizimi, për shkak se bashkëshorti im ka pasur automjet tjetër.

Subjekti i rivlerësimit nuk ka arritur të provojë me dokumentacion ligjor shpenzimet që ka bërë për këtë mjet, shpenzime të cilat kanë sjellë rritjen e vlerës e tij me rreth 4.5 herë më shumë se çmimi i blerjes ose rreth 15,000 euro më shumë.

Komisioni arrin në përfundimin se shitja e autoveturës me çmim 3 herë më shumë se çmimi i blerjes në të vërtetë përbën veprim financiar të pajustifikuar?, sqarohet në vendimin KPK./CNA.al

Lajmet e fundit nga