LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkatërrimi i pasurive natyrore/ "Shpërthen" gazetari

26 Janar 2019, 15:02, Aktualitet CNA
Shkatërrimi i pasurive natyrore/ "Shpërthen" gazetari

Analisti Lorenc Vangjeli ka bërë një krahasim të vendit tonë  në periudhën e komunizmit dhe vendit tonë tani.

Sipas Vangjelit, nëse në komunizëm çdo marrëzi kriminale  bëhej në emër të bukës, tani çdo gjë bëhet në emër të parasë.

?Nëse dje, në emër të bukës, justifikohej çdo marrëzi kriminale në zhvillimin e vendit, sot në emër të babëzisë për para, çdo krim i marrë mjedisor tregtohet si politikë zhvillimi.

Tharja e kënetave të djeshme shkatërroi ekosisteme shekullorë dhe zëvendësoi peshkun, ngjalat dhe gjahun tjetër me grurë e misër.

Hapja e tokës së bukës në kodra e male i shpyllëzoi ato, prodhoi vetëm për dy-tre vjet pataten që komunistët e shisnin edhe si bukë, edhe si gjellë dhe më pas ju dorëzuan në mënyrë të pakthyeshme erozionit. Duke krijuar peisazhet e trishtuara të maleve tona, si një kujtesë se budallallëku njerëzor nuk ka fund.?-shkruan ai.

Më tej, analisti shton se tani po ndodh i njëjti shkatërrim në emër të parasë. Lorenc Vangjeli thekson  se ekosistemet shekullore, ofertat turistike natyrore dhe çdo pasuri tjetër po shkatërrohet nga kjo qeveri.

?Kapitalizmi kaotik dhe gjithashtu budalla shqiptar ka bërë të njëjtën gjë. Babëzia e lemerishme i është turrur çdo lumi, përroi, proske apo vije uji për të ndërtuar hidrocentrale me të njëjtin rezultat,  shkatërrimin e ekosistemeve shekullore dhe duke dëmtuar zhvillimin e qëndrueshëm të vendit. E njëjta histori me kërkimet për naftë apo dhe me vetë ndërtimet makabre të bëra kudo nëpër bregdet.

Kërkojmë turizëm, por shkatërrojmë të vetmen ofertë turistike që mund t?i afrojmë turizmit: një cep toke e deti ende të paprekur. Mbjellim erë për të korrur uragane dhe ujisim shi për të vjelë breshër! Fatmirësisht Firencja është aty ku e ndërtuan matanë Adriatikut sepse sikur të kishte ardhur e gatshme kësaj ane të të njëjtin det, sot do të ishte ajo si Tirana dhe Arnoja si Lana.?-vijon ai.

Ndër të tjera, Vangjeli shkruan se Karavastaja, kanionet e Holtës dhe Osumit dhe çdo pasuri e vendit po zhduken.

?Por tashmë, nguti shqiptar për të prodhuar shkrepse për t?i vënë zjarrin çdo pylli, ka ardhur në momentin e moskthimit. Zagoria, Divjaka e Karavastaja, Valbona, kanionet e Holtës, Osumit, Vjosa e kudo tjetër nga jugu në veri të vendit, janë apeli që bëhet sot për të mos humbur nesër edhe atë çfarë ka mbetur.

Edi Rama reagoi menjëherë e siç duhet edhe në rastin e Zagorisë, edhe në rastin e kanioneve të Holtës, mbas paralajmërimit të Taulant Ballës e deputetëve të tij të Elbasanit. Lipset që sot ai të bëjë diferencën me ata që janë ulur përpara tij në karrigen që drejton vendin. Dhe të kuptojë se në një vend si Shqipëria, shpesh është më e rëndësishme jo ajo që bën mirë, por ajo që nuk lejon të bëhet keq!?-shkruan ai.

Në fund të shkrimit analisti shton se makutëria, babëzia dhe padija bëjnë që ne të jemi vetë armiku i vendit tonë, ku shton se edhe Nikita Hrushov e kuptoi këtë para 60 viteve.

?Ka disa vargje ironike të hershëm që këndohen në shumë variante, por që në pak a shumë thonë: Morëm malet të lëftojmë/ për liri e për Atdhe/ ku ta dinja un? i mjeri/ që armiku ish? me ne!

Sot kur makutëria, babëzia dhe padija konkurojnë me njëra ? tjetrën se kush i jep puthjen e Judës Shqipërisë, ja vlen të kujtohet se puthja sovjetike e Hrushovit 60 vjet më parë për Hoxhën, në thelb nuk ishte thjesht një gjest dashurie mes burrash, por një dëshmi tronditëse se Nikita i stepave sllave, e kishte kuptuar këtë vend më mirë se pushtuesit e tij shqiptarë.?-shkruan Lorenc Vangjeli./CNA.al

Lajmet e fundit nga