LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Qeveri teknike PD-PS?/ Mazhoranca i përgjigjet opozitës

26 Janar 2019, 08:02, Aktualitet CNA
Qeveri teknike PD-PS?/ Mazhoranca i përgjigjet opozitës

Pak ditë më parë opozita paralajmëroi protestë në datën 16 shkurt, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe qeveri transitore, por duket se Partia Socialiste nuk është e gatshme t?i pranojë kërkesat e opozitës.

Deputetët e PS e bënë të qartë dje se diçka e tillë nuk do të ndodhë, qeveri teknike nuk do të ketë dhe procesi zgjedhor do të zhvillohet normalisht, me apo pa opozitën.

Socialistja Klotilda Bushka u shpreh për gazetën ?SOT? se opozita duhet të kuptojë që pushteti merret me votë dhe jo me skenare. ?Pushteti merret me votë, jo me skenare. Po është e zonja opozita, të mundë mazhorancën në zgjedhje?, tha ajo.

Në të njëjtën linjë me të ishte edhe deputeti Sadri Abazi. Po për gazetën, ai deklaroi se mazhoranca nuk ka ndërmend të plotësojë dëshirat e opozitës për qeveri teknike. ?E para, opozita është në të drejtën e saj të bëjë protesta, por sigurisht që qeveria është në mandatin e saj të plotë deri në fund. Kështu që sa herë do opozita qeveri teknike, është e pamundur. Opozita duhet të ketë parasysh që në qeveri vihet me votë dhe iket me votë. Kështu që le të presë opozita sa të vijnë zgjedhjet sepse do ta provojë vetë, ne nuk jemi këtu për të plotësuar tekat e opozitës?, u shpreh Abazi.

Ndërsa për përfaqësuesin e PS në Fier, Bujar Çela, thirrjet e opozitës për protesta për të rrëzuar qeverinë janë të kota sepse populli nuk e mbështet më. ?Unë ju siguroj që demokratët nuk do ia arrijnë dot më kurrë qëllimit sepse ata ulërijnë brenda SHQUP-it, por nuk i shkon njeri mbrapa. Asnjeri nuk iu beson më atyre dhe kjo opozitë për mua, është e pashpresë, nuk di më se çfarë kërkon?, tha Bujar Çela.

Lajmet e fundit nga