LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protesta e opozitës/ Duma kundër Bashës

26 Janar 2019, 17:36, Aktualitet CNA
Protesta e opozitës/ Duma kundër Bashës

Ndërsa ishte duke folur për largimin e kryeministrit Edi Rama, deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka dalë sot kundër kreut të PD-së, Lulzim Bashës.

Nga emisioni ?Kjo Javë? në news 24, Duma ka thënë se Rama do të largohet në zgjedhjet e qershorit, duke kundërshtuar kështu Bashën.

Kujtojmë se kryedemokrati është duke bërë thirrje për largimin me dhunë të Ramës.

?Unë nuk mund të them se çfarë do vendosë forumi i partisë, unë di të them se Rama do të iki nga këto zgjedhje.

Nuk e di a do bojkotohet parlamenti, por ne do të shkojmë drejt zgjedhjeve për alternativën më të mirë që është Partia Demokratike.?-deklaroi deputetja e PD-së./CNA.al

Lajmet e fundit nga