LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Porti i ri i Durrësit/ Çuçi u kalon menaxhimin peshkatarëve

26 Janar 2019, 18:43, Aktualitet CNA
Porti i ri i Durrësit/ Çuçi u kalon menaxhimin

Ministri i ri i Bujqësisë, Bledi Çuçi u dorëzoi sot peshkatarëve të Durrësit Portin e ri të Peshkimit.

Në një njoftim për mediat, Çuci bën me dije se ky investim që ka vetëm pak kohë që ka mbaruar do të jetë tashmë nën menaxhimin e peshkatarëve.

?Një ëndërr e kahershme e peshkatarëve të Durrësit sot u bë realitet. Porti i ri Peshkimit u transferua te Organizata e Menaxhimit të Peshkimit. Sot e tutje janë vetë peshkatarët që do të menaxhojnë këtë investim të ri. Përlotja dhe emocionet e Qemal Beut, kryetarit të OMP Durrës, teksa unë po i dorëzoja urdhrin e transferimit dhe marrëveshjen me ministrinë, ishte një moment domethënës për të kuptuar të gjithë sesa i nevojshëm është ky port për ta. Tani do të ketë shërbime më të mira dhe ulje të burokracisë shtetërore?-tha ministri.

Gjatë takimit me ata, ministri i Bujqësisë theksoi edhe njëherë mbështetjen e qeverisë për sektorin e peshkimit, si dhe prezantoi disa programe të tjera zhvillimi që pritet të nisin gjatë këtij viti.

?Pasi zgjidhëm problemin e karburantit për peshkimin dhe bëmë zero TVSH-në për 27 zëra doganorë që kanë lidhje me këtë sektor, do të vijojmë mbështetjen me të tjera lehtësi dhe programe zhvillimi. Është një histori suksesi edhe skema mbështetëse e AZHBR për peshkimin e pelagjikëve të vegjël, në masën 20 lekë për/kg e cila solli një rritje të ndjeshme të zënieve të açuges nga anijet shqiptare.  Muajin e ardhshëm fillojmë projektin e BE me 1.4 milion ? për mbështetje deri në masën 50% për investime në bordin e anijeve të peshkimit. Po kështu në kuadër të projektit me Cooperazione Italiana, do të vijnë në Shqipëri, inxhinierë ndërkombëtarë për përgatitjen e projekteve të ndërhyrjeve në port?-u shpreh ai.

Sektori i peshkimit është një nga sektorët me rritjen më të shpejtë në Shqipëri. Viti 2018 rezulton me rritje të ndjeshme të eksporteve në 39.5 % në volum. (në vlere 16.3 %,  është pak më e vogël, pasi ka ndikuar zhvlerësimi i ?).

Sa i përket, markatave të peshkut, brenda 3-4 muajve të ardhshëm përfundon e Shëngjinit. Më pas vijohet me Vlorën e Sarandën. Objektivi ynë është gjithashtu edhe ulja e peshkimit të paligjshëm dhe formalizmi i peshkimit të vogël artizanal bregdetar.

Ndryshimet ligjore janë në kuvend për miratim dhe menjëherë pas kësaj do të fillojmë rregullimin e këtij sektori. Ndërkohë brenda 6 mujorit të parë të këtij viti, me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, anijet mbi 12 metra do të pajisen me sistemin e ri blue-box me qëllim që bregdeti të kontrollohet më mire ndaj peshkimit të paligjshëm.

Lajmet e fundit nga