LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përfundon kontratën me kompaninë muzikore/Çdo të ndodhë tani me Kidën?

26 Janar 2019, 10:25, Lifestyle CNA
Përfundon kontratën me kompaninë muzikore/Çdo të

Kida nuk është më pjesë e ?On Records.?

Këngëtarja ka përfunduar kontratën me kompaninë muzikore dhe lajmin e ka dhënë në profilin e saj në Instagram, ku shkruan se pa ndihmën e stafit nuk do të ishte aty ku është sot.

Kida nuk jep ndonjë lajm të ri mbi kompaninë e re muzikore në të cilën do të bëhet pjesë, por premton për projekte të reja në vazhdim:

?Të dashur fansa, miq dhe kolegë, njerëz pa vlerësimin e të cilëve nuk do të isha këtu ku jam sot! Dua t? ju lajmëroj qe nga sot kemi përfunduar kontratën me kompaninë ?On Records?. Publikisht dua të falënderoj të gjithë stafin e punës për punën e palodhshme deri më sot që kanë qenë pjesë e udhëtimit tim dhe kemi bërë së bashku një punë të madhe e të palodhshme më shumë dashuri. Unë do të vazhdoj të sjell projekte të reja në vazhdim! Faleminderit shumë ??.

Siç duket, marrëdhënia e Kidës me anëtarët e ?On Records? vijon të mbetet miqësore, ndryshe nga Mozzik i cili u largua në mënyrë të papritur duke mos respektuar kushtet e kontratës sipas kompanisë muzikore.

Lajmet e fundit nga