LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndahet nga jeta ish-Amabsadori/ Bushati elozhe figurës së tij

26 Janar 2019, 20:04, Aktualitet CNA
Ndahet nga jeta ish-Amabsadori/ Bushati elozhe figurës së tij

Ditën e sotme është ndarë nga jeta ish-ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Helmuth Lohan. Për ndarjen e tij nga jeta ka reaguar ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili në një postim në rrjetet sociale ka shprehur ngushëllimin e tij dhe i ka thurur elozhe figurës s ëish-ambasadorit.

?Me keqardhje mësova për ndarjen nga jeta të ish Ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Helmuth Lohan. Përveç se një mik i çmuar, Helmuth Lohan ishte një burrë i përkorë dhe njohës i shkëlqyer i makinerisë e burokracisë europiane. Vitet e shërbimit të tij në Shqipëri përkojnë me përpjekjet tona për të hedhur hapin e parë, atë të aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Europian?,-shkruan Bushati./CNA.al

Lajmet e fundit nga