LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hani dhe nuk shtoni peshë? Studimet tregojnë se të qenit i dobët përcaktohet në gjenet tuaja

26 Janar 2019, 11:53, Lifestyle CNA
Hani dhe nuk shtoni peshë? Studimet tregojnë se të qenit i

Disa shëndoshen vetëm duke parë një copë tortë, ndërkohë të tjerë hanë sa të duan dhe nuk shtojnë në peshë. Sipas studimeve, të qenit i dobët përcaktohet në gjenet tuaja.

Kërkuesit nga Universiteti i Cambridge kanë gjetur një sërë gjenesh që shpejtojnë metabolizmin e dikujt dhe i ndihmojnë të djegin yndyrën më shpejt. Këto gjene u gjetën në më shumë se 1600 njerëz të dobët, por të shëndetshëm. 40% e tyre thanë se e dashuronin ushqimin dhe hanin çfarë të dëshironin pa shtuar në peshë!

?Gjetëm se ka njerëz të dobët që nuk janë shumë të interesuar për ushqimin, dhe kjo mund të jetë e përcaktuar në gjene. Por njerëz të tjerë na treguan se i pëlqen ushqimi, hanë por nuk shëndoshen. Studimi trehon për herë të parë se këta njerëz të shëndetshëm e të dobët janë përgjithësisht të dobët sepse kanë një nivel të ulët gjenesh që rrisin mundësitë për të qenë mbipeshë, dhe jo sepse janë moralisht superiore.?- është shprehur autori i studimit, Sadaf Farooqi.

Ky është një studim i rëndësishëm dhe për faktin se tregohet që të qenit obez është disi i përcaktuar në gjene. Prandaj, për çdo person që ka një ndërtim të tillë, thjesht jeni me fat.

Lajmet e fundit nga